LAJMI I FUNDIT:

Hoxhaj më i votuari nga dhjetë emrat e parë në listën e PDK-së në Han të Elezit, Deliu-Kodra dhe Tahiri më së paku vota

Hoxhaj më i votuari nga dhjetë emrat e parë në listën e PDK-së në Han të Elezit, Deliu-Kodra dhe Tahiri më së paku vota

KQZ është duke vazhduar me publikimin e votave që kanë marrë kandidatët për deputetë në zgjedhjet e 14 shkurtit 2021.

Së fundmi janë bërë publike votat nga 11 qendrat e votimit në Han të Elezit.

Në këtë komunë ku Partia Demokratike e Kosovës (PDK) është renditur e dyta me 26.37% apo 969 vota, më i votuari është Enver Hoxhaj.


Hoxhaj ka marrë 743 vota. Nga top dhjetësha e parë e listës së PDK-së, i dyti renditet Uran Ismaili si më i votuari pas Hoxhajt, me 124 vota.

Numër më të vogël të votave nga kjo dhjetëshe kanë marrë Blerta Deliu-Kodra dhe Abelard Tahiri me vetëm nga 20 vota.

Më poshtë ua sjellim votat që kanë marrë në Han të Elezit dhjetë kandidatët e parë në listën e PDK-së:

1. Enver Hoxhaj- 743
2. Uran Ismaili- 124
3. Eliza Hoxha-45
4. Bedri Hamza-38
5. Memli Krasniqi-42
6. Evgjeni Thaçi-Dragausha- 35
7. Xhavit Haliti- 60
8. Bajrush Xhemajli- 34
9. Blerta Deliu-Kodra- 20
10. Abelard Tahiri- 20

Kujtojmë se në zgjedhjet e 14 shkurtit 2021, nga rezultatet e deritanishme Partia Demokratike e Kosovës radhitet si partia e dytë me 17.41% apo 137,722 vota. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Garanton Emilia Rexhepi: Gjashtë deputetë të komuniteteve jo serbe s'e votojnë një qeveri të opozitës

Garanton Emilia Rexhepi: Gjashtë deputetë të komuniteteve jo serbe s'e votojnë një qeveri të opozitës

Sulmohen disa të rinj shqiptarë në Mitrovicë të Veriut, policia jep detaje

Sulmohen disa të rinj shqiptarë në Mitrovicë të Veriut, policia jep detaje

A mund ta formojë opozita Qeverinë? Hasani shpjegon çfarë parasheh Kushtetuta e Kosovës

A mund ta formojë opozita Qeverinë? Hasani shpjegon çfarë parasheh Kushtetuta e Kosovës

Plani tjetër i rrezikshëm i Serbisë për një “shtëpi të verdhë” në Shtime

Plani tjetër i rrezikshëm i Serbisë për një “shtëpi të verdhë” në Shtime

Lajme
Krasniqi nuk përjashton mundësinë që vendi të shkojë sërish në zgjedhje

Krasniqi nuk përjashton mundësinë që vendi të shkojë sërish në zgjedhje

Kusari-Lila: Qeverinë do ta formojmë, por jo me çdo çmim

Kusari-Lila: Qeverinë do ta formojmë, por jo me çdo çmim

Kalo në kategori