LAJMI I FUNDIT:

Hoxhaj: Vendimi i Britanisë sjell paqartësi në politikat e zgjerimit të BE-së

Hoxhaj: Vendimi i Britanisë sjell paqartësi në politikat e zgjerimit të BE-së

Ministri i Jashtëm i Kosovës, Enver Hoxhaj, ka theksuar se “vota britanike për dalje nga BE-ja” do të sjellë paqartësi me efekte të drejtpërdrejta “në politikën e zgjerimit të BE-së”.

Në një bisedë me Radion Evropa e Lirë, ministri Hoxhaj tha se vota e qytetarëve britanikë është “një votë e shtetit sovran” dhe sipas tij “i takon Britanisë së Madhe të vendos për rregullimin e marrëdhënieve me një bashkësi politike, siç është Bashkimi Evropian”.


“Është një kapitull i ri i cili sjellë paqartësi dhe i cili do të ketë edhe efekte direkte sa i takon politikës së zgjerimit të BE-së, qoftë në Ballkan, qoftë edhe në Evropën Lindore”, tha Hoxhaj.

Sipas tij, Bashkimi Evropian do të jetë i detyruar që gjatë viteve të ardhshme “të merret më shumë me problemet e konsolidimit të tij të brendshëm dhe rirregullimit të raportit me Britaninë e Madhe, me procesin e daljes së saj, se sa me temat për të cilat qytetarët në Kosovë, apo qytetarët në rajon,presin se do të duhej të merrej Bashkimi Evropian.

Ministri i Jashtëm i Kosovës ka thënë se marrëdhëniet ndërmjet BE-së dhe Britanisë së Madhe nuk do të reflektojnë në relacionet ndërmjet vendeve të Ballkanit Perëndimor.

“Mendoj se paqja, siguria, stabiliteti dhe bashkëpunimi rajonal do të jenë në nivelin dhe lartësinë e njëjtë. BE-ja do të ketë situata, ngjarje dhe procese të brendshme me të cilat do të duhej të merret përderisa vendet e rajonit do të vazhdojnë reformat e tyre, do të jenë të përkushtuara që të modernizojnë shoqëritë e tyre, ekopnomitë e tyre, jetën e tyre publike e politike”, tha ministri Hoxhaj.

Kosova ka nënshkruar muaj më parë Marrëveshjen e Stabilizim Asociimit me BE-në, për të cilën, thotë ministri Hoxhaj, Britania ka luajtur një rol kyç.

I gjithë rajoni i Ballkanit Perëndimor, ndërkaq, është në proces të përafrimit me BE-në, që ka kërkuar përmbushje të kushteve, në veçanti në fushën e sundimit të ligjit.

Në trend Lajme

Më shumë
Ministri shqiptar i Mbrojtjes prezanton makinën e parë të blinduar ushtarake “Made in Albania”

Ministri shqiptar i Mbrojtjes prezanton makinën e parë të blinduar ushtarake “Made in Albania”

Lajme
Qeveria s’heq dorë nga operacionet në veri, opozita i kërkon koordinim me aleatët

Qeveria s’heq dorë nga operacionet në veri, opozita i kërkon koordinim me aleatët

Lajme
Gërvalla: Nuk e zbatojmë variantin e BE-së për Asociacionin nëse Beogradi nuk zbaton marrëveshjen e Brukselit

Gërvalla: Nuk e zbatojmë variantin e BE-së për Asociacionin nëse Beogradi nuk zbaton marrëveshjen e Brukselit

Lajme
Serbia amniston kriminelët për vrasjet e kryera në Kosovë

Serbia amniston kriminelët për vrasjet e kryera në Kosovë

Lajme
Ulutash paralajmëron Kurtin: Të shmangen veprimet e njëanshme në veri

Ulutash paralajmëron Kurtin: Të shmangen veprimet e njëanshme në veri

Siguri
Ish-presidenti katalunas kritikon kryeministrin spanjoll: Njohu Palestinën, por jo edhe shtetin evropian të Kosovës

Ish-presidenti katalunas kritikon kryeministrin spanjoll: Njohu Palestinën, por jo edhe shtetin evropian të Kosovës

Politikë
Kalo në kategori