LAJMI I FUNDIT:

Hoxhaj tallet me vizitën turistike të Jeremiqit në Kosovë

Hoxhaj tallet me vizitën turistike të Jeremiqit në Kosovë

Ministri i Punëve të Jashtme i Kosovës, Enver Hoxhaj ka ironizuar me vizitën e kandidatit për President të Serbisë, Vuk Jeremiç, zhvilluar sot në Patrikanën e Pejës.

Ironië, kryediplomati kosovar e ka shprehur në Twitter duke e quajtur madje një vizitë turistike dhe uruar ti kenë pëlqyer bukuritë natyrore të Kosovës.


MPJ për vizitën e Jeremiqit në Kosovë: Ai nuk hyn në listën e zyrtarëve që kërkojnë leje
Lexo po ashtu MPJ për vizitën e Jeremiqit në Kosovë: Ai nuk hyn në listën e zyrtarëve që kërkojnë leje

“Shpresoj që Jeremiq të jetë kënaqur me vizitën e tij turistike në Kosovë, me diellin dhe me pamjet e trashëgimisë kulturore të Kosovës. Numri i turistëve nga Serbia po rritet”, ka shkruar Hoxhaj në Twitter.

Paradite u raportua se ish ministri i Jashtëm i Serbisë, Vuk Jeremiq e ka vizituar Patrikanën e Pejës duke thënë se serbët po diskriminohen në Kosovë./Telegrafi/