LAJMI I FUNDIT:

Tërmeti në Itali: MPJ vendos numra në dispozicion për qytetarët kosovarë

Tërmeti në Itali: MPJ vendos numra në dispozicion për qytetarët kosovarë

Pas tërmetit të fuqishëm që ndodhi gjatë orëve të hershme të mëngjesit të sotëm, në Norcia të Italisë, Ministria e Punëve të Jashtme dhe Ambasada e Kosovës në Romë po e përcjellin situatën dhe njëkohësisht janë solidarizuar me popullin dhe qeverinë italiane.

Ministri i Punëve të Jashtme i Kosovës, Enver Hoxhaj është solidarizuar me gjendjen e krijuar si pasojë e tërmetit të fuqishëm.


“Italia mike sërish u godit nga një tërmet. Solidarizim me popullin dhe qeverinë italiane në këto momente të vështira”, ka shkruar Hoxhaj.

Ministria e Punëve të Jashtme të Kosovës, është duke e përcjellur situatën, ndërsa ambasada e Kosovës në Romë ka dhënë numrat emergjentë në rast nevoje për ndihmë për qytetarët kosovarë që gjenden atje.

Në rast emergjence, qytetarët mund t’i kontaktojnë numrat: +393492704249 dhe +393333312363./Telegrafi/