LAJMI I FUNDIT:

Hoxhaj: Shfrytëzimi i burimeve të ripërtritshme, garanci për të ardhmen e sigurt energjetike të Kosovës

Hoxhaj: Shfrytëzimi i burimeve të ripërtritshme, garanci për të ardhmen e sigurt energjetike të Kosovës

Zëvendëskryeministri i Republikës së Kosovës, Enver Hoxhaj ka marrë pjesë në hapjen e parkut të parë të energjisë së erës në Kosovë, në Kikë të Kamenicës. Ky projekt me kapacitet prodhimi për 32.4 megavat, është investim i kompanisë turke Güriş Holding, me makineri të dizajnuar nga General Electric në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Hoxhaj tha se hapja e këtij parku të energjisë së erës është ngjarje e veçantë për Kosovën dhe zhvillimin ekonomik të saj.


“Nuk mund të ketë zhvillim të qëndrueshëm ekonomik pa sigurinë dhe pavarësinë energjetike të Kosovës, sikurse nuk mund të ketë cilësi të mirë të jetës pa pasur diversitet energjetik dhe energji të pastër. Ky është dhe duhet të jetë prioritet i ardhshëm për Kosovën, si në rrafshin afatshkurtër ashtu edhe në atë afatgjatë, meqë ruajtja e mjedisit dhe përdorimi i burimeve të ripërtërishme të energjisë përbën të ardhme të sigurt energjetike për vendin”, tha Hoxhaj në fjalën e tij drejtuar të pranishmëve.

Hoxhaj tha se vetë fakti që ky park i energjisë së erës është hapur kaq afër kufirit me Serbinë, tregon sa e rëndësishme është për vendin përmbyllja e shtet-ndërtimit të Kosovës duke arritur marrëveshjen finale me shtetin fqinj që garanton njohje të ndërsjellët dhe anëtarësim të Kosovës në OKB. Kjo, tha zëvendëskryeministri Hoxhaj, duhet të bëhet me qëllim të hapjes së një kapitulli të ri të ndërtimit të një shoqërie moderne, përcjell Telegrafi.

Në trend Lajme

Më shumë
Votoi pro Kosovës në Asamblenë Parlamentare të KiE-së, kërcënohet deputeti boshnjak

Votoi pro Kosovës në Asamblenë Parlamentare të KiE-së, kërcënohet deputeti boshnjak

Lajme
Diskriminimi ndaj shqiptarëve në Serbi, Von Cramon dhe eurodeputetët e tjerë shprehin shqetësimin dhe kërkojnë veprime

Diskriminimi ndaj shqiptarëve në Serbi, Von Cramon dhe eurodeputetët e tjerë shprehin shqetësimin dhe kërkojnë veprime

Lugina
Numri i serbëve në Kosovë po zvogëlohet, por jo për shkak të “terrorit shqiptar”, Knaus: Pretendimet e tilla të Vuçiqit janë mashtrim

Numri i serbëve në Kosovë po zvogëlohet, por jo për shkak të “terrorit shqiptar”, Knaus: Pretendimet e tilla të Vuçiqit janë mashtrim

Lajme
Dokumentari i televizionit Rai 3, reagon Rama: Sulmohet Meloni duke hedhur baltë mbi Shqipërinë

Dokumentari i televizionit Rai 3, reagon Rama: Sulmohet Meloni duke hedhur baltë mbi Shqipërinë

Lajme
Gazetari britanik tregon nëse mund të ketë luftë në Kosovë dhe Bosnjë

Gazetari britanik tregon nëse mund të ketë luftë në Kosovë dhe Bosnjë

Siguri
U tregua e ashpër ndaj Vuçiqit në Këshill të Sigurimit - reagime të shumta në mbështetje të përfaqësues së Maltës

U tregua e ashpër ndaj Vuçiqit në Këshill të Sigurimit - reagime të shumta në mbështetje të përfaqësues së Maltës

Lajme
Kalo në kategori