Ish-ministri i jashtëm i Kosovës, Enver Hoxhaj, ka marr pjesë në konferencën e organizuar Komisioni për Punë të Jashtme dhe Diasporë i Kuvendit të Kosovës, me mbështetje të organizatës Friedrich Ebert Stiftung në Prishtinë, në të cilën foli për diplomacinë e mbrojtjes, me fokus mbi sfidat e sigurisë rajonale në promovimin e stabilitetit dhe ndërtimit të paqes.
Përmes një statusi në rrjetin social Facebook, nënkryetari i Kuvendit Enver Hoxhaj, ka ndarë një pjesë të mendimit të tij lidhur me këto çështje që e dha në konferencë.
“Sot kemi hyrë përfundimisht në një kohë kur mendimet tona formësohen nga lufta, paqja dhe siguria si asnjëherë më parë! Nëse lufta në Ukrainë para dy vitesh dhe lufta në Gaza vitin e kaluar, ndikuan mbi përceptimin tonë, këtë vit ndonjë agresion rus ndaj Moldavisë edhe më shumë do ta mbajë gjallë temën e luftës në mendjen tonë! Kërcënimet në Evropën Lindore mund të barten shpesh në Ballkan, por kërcënimet e sigurisë së Kosovës e kanë burimin në Serbi, me mbështetje gjeopolitike të Rusisë”.
“Këtu dua t’i përmendi tri shqetësime që kanë të bëjnë me Kosovën dhe vet rajonin! Së pari, dhuna në veri, akti i agresionit në Banjskë dhe situata e tanishme tregojnë që Serbia ka për qëllim të shndrrojë komunat në veri të Kosovës në pikën më nervlagjike, më të tensionuar të sigurisë në Evropë, jashtë Ukrainës!”, ka shkruar Hoxhaj.
Deputeti i PDK-së, tha se e sheh kyçe në veri të vendit rikthimin e procesit politik me zgjedhje, me pjesëmarrje të komunitetit serb në institucionet e policisë, sundimit të ligjit dhe gjyqësisë!
“Sot, është një vakum institucional, qoftë në raport të popullatës serbe me komunat në veri dhe vakum institucional të raportit të serbëve lokalë me qeverinë dhe institucionet qendrore!”, ka shkruar tutje.
“Së dyti, dialogun me Serbinë e shoh të rëndësishëm jo vetëm për normalizim të raporteve ndërshtetërore, por edhe për sigurinë rajonale, e cila mund të arrihet vetëm përmes një marrëveshjeje jo bazike, por gjithëpërfshirëse, me njohje të ndërsjellë si marrëveshje finale! Së treti, duhet patjetër të përmbyllet shtet-ndërtimi i Kosovës dhe pa ndodhur kjo, si parakusht bazë i sigurisë, prioriteti më i lartë i Kosovës dhe partnerëve tanë duhet të jetë anëtarësimi në NATO”, u shpreh Hoxhaj.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
Ish komandanti i UÇK-së, Ismet Tara, reagon pas deklarimit në Hagë

Analistët komentojnë "ofertën" e Limajt për Kurtin: Vetfaktorizim apo hapje e lojës politike?

Ramadani: Shpresim Uka ka dhënë deklarata të pavërteta, kam incizuar një bisedë katërorëshe me të në Merdar

Ekspertët e sigurisë: Ka foto e prova ndaj dy të akuzuarve për spiunazh, që janë të mjaftueshme për gjykatën

Publikohet video e rrallë e komandantit legjendar, Adem Jashari

Mashtrimi me pension invaliditeti në Zvicër, gruaja nga Kosova përfitoi pa të drejtë 173 mijë franga

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!

25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Më të lexuarat

Pyetet për Xhenetën, Gjesti: Nuk do t’ia ktheja me të keq siç më ka bërë mua, por nuk do të doja që të hynte në shtëpi

Harta e paparë që premtonte të sillte paqe në Lindjen e Mesme

Takimi Trump-Macron, presidenti francez korrigjon deklaratën e homologut amerikan

Ish komandanti i UÇK-së, Ismet Tara, reagon pas deklarimit në Hagë

E konfirmojnë nga Google, nuk ka më verifikim me SMS për Gmail – zëvendësohet me kodin QR

Krisa reagon pas deklaratës së Tirit se i pëlqen një vajzë në Big Brother VIP Albania