LAJMI I FUNDIT:

Hoxhaj: Reagimet e Serbisë ndërhyrje e drejtpërdrejtë në çështjet e brendshme të Bosnjës

Hoxhaj: Reagimet e Serbisë ndërhyrje e drejtpërdrejtë në çështjet e brendshme të Bosnjës

Zëvendëskryeministri i Kosovës, Enver Hoxhaj ka reaguar ndaj kërcënimeve që liderët serbë i kanë bërë Bosnjës, pasi që anëtari i presidencës së Bosnje Hercegovinës, Bakir Izetbegovic bëri disa deklarata në lidhje me njohjen e Kosovës nga Bosnja.

Hoxhaj ka thënë se reagimi i Serbisë ndaj vullnetit të Bosnjës për ta njohur Kosovën është një ndërhyrje e drejtpërdrejtë në çështjet e brendshme të këtij shteti dhe dëshmi e qartë se Serbia qëndron pas orkestrimit të stërzgjatjes së proceseve politike në Bosnjë, gjë që sjell pasoja për stabilitetin e Ballkanit.


Këtë reagim, Hoxhaj e publikoi në Twitter, pas deklaratave që erdhën nga presidenti serb, Aleksandër Vuçiq i cili tha se Bosnja do ta marrë përgjigjen e merituar për këtë deklaratë.

Se Bosnja nuk do të mbetej pa përgjigje pas kësaj deklarate, u zotua edhe shefi i të ashtuquajturës Zyrë për Kosovën në Serbi, Marko Gjuriq. Reagime erdhën edhe nga liderët serbë në Bosnjë.

“Pa treshen (kryesinë e BeH), nuk mund të merrni vendime në raportet ndërkombëtare. Sa më përket mua, deri tani Kosova është dashur të pranohet. Tani do të zemërohen kolegët tanë, ndërsa përpjekjet tona që kjo mos të ndodhë kanë sjellë probleme brenda BeH dhe nuk i kanë ndihmuar Kosovës”, ka thënë Izetbegoviq në një intervistë për Deutsche Welle.

Në trend Lajme

Më shumë

"Vuçiq e mendonte Slloveninë Eldorado serbe, kurse diplomatët e saj vegla të tij", ish-diplomatë serbë flasin për skandalin e fundit të Vuçiqit

Lajme
Në sy të mbesës 8-vjeçare, çifti i të moshuarve nga Kosova arrestohen sapo zbresin në Gjermani

Në sy të mbesës 8-vjeçare, çifti i të moshuarve nga Kosova arrestohen sapo zbresin në Gjermani

Lajme
“Veç me ia ba një vendbanim në gjykatë”, ish-zyrtari i Komunës së Prishtinës del para gjykatës me 24 aktakuza për korrupsion

“Veç me ia ba një vendbanim në gjykatë”, ish-zyrtari i Komunës së Prishtinës del para gjykatës me 24 aktakuza për korrupsion

Drejtësi
Çitaku: Rezultati i zgjedhjeve të përgjithshme do të jetë befasues

Çitaku: Rezultati i zgjedhjeve të përgjithshme do të jetë befasues

Politikë
Rashiq për stërvitjet ushtarake serbe: Duan vetëm t’i tregojnë muskujt

Rashiq për stërvitjet ushtarake serbe: Duan vetëm t’i tregojnë muskujt

Siguri
Arrestohen 17 persona në Serbi, falsifikonin dokumente të pronave të serbëve për shqiptarët nga Kosova

Arrestohen 17 persona në Serbi, falsifikonin dokumente të pronave të serbëve për shqiptarët nga Kosova

Lajme
Kalo në kategori