LAJMI I FUNDIT:

Hoxhaj pritet në Kuvendin e Shqipërisë, flasin për koordinim mbarëshqiptar në mbrojtjen ndaj kërcënimeve të jashtme

Hoxhaj pritet në Kuvendin e Shqipërisë, flasin për koordinim mbarëshqiptar në mbrojtjen ndaj kërcënimeve të jashtme

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, njëherësh kandidat për kryeministër të ardhshëm, Enver Hoxhaj, është pritur në takim nga kryetari i Parlamentit të Shqipërisë, Gramoz Ruçi.

“I shoqëruar nga nënkryetari Xhavit Haliti dhe sekretari Uran Ismaili, në takim me Ruçin kanë diskutuar për bashkëpunimin e ngushtë që duhet ta kenë Kosova dhe Shqipëria në përballjen me rreziqet e jashtme”, thuhet në njoftim.


Në këtë takim u diskutua për nevojën e thellimit të bashkëpunimit dhe koordinimit më të mirë në vitin 2021 në raport me sfidat dhe interesat shqiptare në rajon.

“Interesat shqiptare në Ballkan nuk kanë qenë asnjëherë më të rrezikuara në rajon dhe vetëm me një kohezion e bashkëpunim të ngushtë mund të tejkalohen”, ka thënë Hoxhaj në takim me Ruçin.

Kryeparlamentari shqiptar e ka siguruar kreun e PDK-së për mbështetje dhe bashkëpunim të ngushtë në të gjitha fushat.

Ai e ka uruar Hoxhajn për kandidimin për kryeministër të ardhshëm të Kosovës dhe për ndihmën e vazhdueshme të Shqipërisë për Kosovën./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
KSHZ publikon rezultatet e para përfundimtare, këto janë rezultatet

KSHZ publikon rezultatet e para përfundimtare, këto janë rezultatet

Politikë
Arrestohen 17 persona në Serbi, falsifikonin dokumente të pronave të serbëve për shqiptarët nga Kosova

Arrestohen 17 persona në Serbi, falsifikonin dokumente të pronave të serbëve për shqiptarët nga Kosova

Lajme
Bujar Osmani shpall fitore: Dallimi është mbi 40 mijë vota ndaj Taravarit

Bujar Osmani shpall fitore: Dallimi është mbi 40 mijë vota ndaj Taravarit

Politikë
Del rezultati përfundimtar në Gostivar, këto janë rezultatet

Del rezultati përfundimtar në Gostivar, këto janë rezultatet

Politikë
Iu mori shokëve një milion euro duke mashtruar për vetëvrasje:

Iu mori shokëve një milion euro duke mashtruar për vetëvrasje: "Unë po i jap fund jetës, amanet gruan dhe dy djemtë"

Lajme
Zgjedhjet në RMV, Abdixhiku: Sikur shqiptarët të bëheshin bashkë me një kandidat, sot do të ishin në balotazh

Zgjedhjet në RMV, Abdixhiku: Sikur shqiptarët të bëheshin bashkë me një kandidat, sot do të ishin në balotazh

Lajme
Kalo në kategori