LAJMI I FUNDIT:

Hoxhaj për dialogun: Kosova duhet të jetë aty ku është Amerika

Hoxhaj për dialogun: Kosova duhet të jetë aty ku është Amerika

Ushtruesi i detyrës së kryetarit të Partisë Demokratike të Kosovës, Enver Hoxhaj, në një diskutim virtual me Kongresin Panshqiptar Amerikan, ka diskutuar për dialogun Kosovë-Serbi dhe rreziqet që paraqet ky proces për Kosovën.

Hoxhaj, përmes një postimi në Facebook, ka thënë se “Kosova rrezikon të mbetet si një entitet territorial duke humbur kapacitetin e mirëfilltë për të qenë akter i barabartë si shtetet tjera – nëse Qeveria e Kosovës nuk e ka seriozisht anëtarësimin e saj në OKB. Kjo do të ishte humbje e një rasti historik për ta përmbyllur shtetndërtimin e Kosovës”.


“Rreziku i dytë që paraqitet është autonomia për serbët e Kosovës dhe statusin e ekstraterritorialitetit për Kosovën, që do të shkatërronte përbrenda shtetësinë tonë. Kjo do të forconte pozitën e shtetit serb në Kosovë, ngjashëm si në Bosnje”, ka shkruar Hoxhaj.

Postimi i plotë i Hoxhajt:

“Edhe pse virtual, me Kongresin Panshqiptar Amerikan (KPA) patëm një diskutim shumë të ngrohtë dhe tejet përmbajtësor. Themeluesit dhe anëtarët e këtij kongresi i falënderova për angazhimin serioz dhe konkrekt për shqiptarët gjithandej, posaçërisht për Kosovën dhe çështjen tonë. Përkundër sfidave të tyre, faktori shqiptar vazhdon të mbetet ndër më të rëndësishmit në Ballkan.

Duke folur për dialogun Kosovë – Serbi, unë ritheksova qëndrimin e PDK-së se Kosova duhet të jetë aty ku është Amerika. Fatkeqësisht, Qeveria e Kosovës, si përgjegjëse për dialogun, sot është pa një platformë që ngërthen në vete parimet, qëllimet, afatet kohore dhe vijat e kuqe të dialogut. PDK pret një platformë të tillë në Kuvendin e Kosovës, si vendin e vetëm ku duhet të flitet dhe të merren vendime në lidhje me këtë çështje.

Me Kongresin Panshqiptar diskutuam edhe për rreziqet që ka në vetëvete ky proces i dialogut.

E para, Kosova rrezikon të mbetet si një entitet territorial duke humbur kapacitetin e mirëfilltë për të qenë akter i barabartë si shtetet tjera – nëse Qeveria e Kosovës nuk e ka seriozisht anëtarësimin e saj në OKB. Kjo do të ishte humbje e një rasti historik për ta përmbyllur shtetndërtimin e Kosovës.

Dhe, rreziku i dytë që paraqitet është autonomia për serbët e Kosovës dhe statusin e ekstraterritorialitetit për Kosovën, që do të shkatërronte përbrenda shtetësinë tonë. Kjo do të forconte pozitën e shtetit serb në Kosovë, ngjashëm si në Bosnje.

Prandaj, duke parë sfidat, rreziqet dhe paaftësinë e Qeverisë së Kosovës për t’u ballafaquar seriozisht me këtë çështje, si kryetar i PDK-së kërkova edhe nga Kongresi Panshqiptar lobimin e mëtejshëm në Ëashington, si adresën historike në mbrojtjen e të drejtave të shqiptarëve.

Në fund, me Kongresin Panshqiptar Amerikan u dakorduam që të vazhdojmë thellimin e bashkëpunimit dypalësh drejt dy qëllimeve: Përfundimit të shtetësisë së Kosovës dhe afrimit me Shtetet e Bashkuara të Amerikës”, ka shkruar Hoxhaj. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Këshilltari i kryetarit shqiptar në Zubin Potok për mediat në Serbi: Lista Serbe e ka fajin për gjithçka

Këshilltari i kryetarit shqiptar në Zubin Potok për mediat në Serbi: Lista Serbe e ka fajin për gjithçka

Politikë
Në sy të mbesës 8-vjeçare, çifti i të moshuarve nga Kosova arrestohen sapo zbresin në Gjermani

Në sy të mbesës 8-vjeçare, çifti i të moshuarve nga Kosova arrestohen sapo zbresin në Gjermani

Lajme
Sulm fizik ndaj një gruaje dhe kanosje ndaj vozitësit tjetër, Prokuroria ngrit aktakuzë ndaj të dyshuarit në Prishtinë

Sulm fizik ndaj një gruaje dhe kanosje ndaj vozitësit tjetër, Prokuroria ngrit aktakuzë ndaj të dyshuarit në Prishtinë

Drejtësi

"Vuçiq e mendonte Slloveninë Eldorado serbe, kurse diplomatët e saj vegla të tij", ish-diplomatë serbë flasin për skandalin e fundit të Vuçiqit

Lajme
Pezulloi detyrat publike për shkak të akuzave ndaj bashkëshortes, Rama i del në krah kryeministrit spanjoll

Pezulloi detyrat publike për shkak të akuzave ndaj bashkëshortes, Rama i del në krah kryeministrit spanjoll

Lajme
Çka tha diplomati slloven Zhbogar në OKB që u irritua Vuçiqi?

Çka tha diplomati slloven Zhbogar në OKB që u irritua Vuçiqi?

Lajme
Kalo në kategori