Në 13-vjetorin e Kosovës shtet, Partia Demokratike e Kosovës (PDK) po thotë se është me mendje dhe zemër në Hagë. Sipas kësaj partie, atje po mbahen padrejtësisht shokët e tyre, të cilët kontribuuan për shtetësinë e Kosovës.
Për ushtruesin e detyrës së kryetarit të Partisë Demokratike e Kosovës, Enver Hoxhaj, sakrifica e familjes Jashari lindi shpresën dhe projektoi të ardhmen.
Sipas tij, kjo e ardhme ishte Kosova e lirë dhe të pavarur e sovrane.
Ai gjatë homazheve në Prekaz, tha se po bëhet një sakrificë e re për të treguar që nuk mund të rishkruhet historia e drejtë.
“Familja Jashari është sinonim i çlirimit dhe pavarësisë së Kosovës. Me këtë 13 vjetor të pavarësisë së Kosovës, natyrisht që me mendje dhe zemër jemi në Hagë. Ku janë shokët tanë, të cilët në mënyrë të padrejtë po mbahen atje. Do të kthehen fitimtare dhe faqebardhë, të cilët po bëjnë një sakrificë të re, sublime për të treguar që nuk mund të rishkruhet historia e drejtë për çlirim dhe për pavarësi”, tha Hoxhaj.
Tutje, Hoxhaj në Prekaz tha se pavarësia e Kosovës, para 13 vjetësh e ka bërë Ballkanin më të drejtë dhe paqësor. Megjithatë, shtoi se mos-anëtarësimi në OKB e bën më të pasigurt.
“Sot dua që nga Prekazi heroik t’iu urojë pavarësinë e Kosovës, fillimisht presidentit Thaçi, kryetarit Veseli, ish-kryeparlamentarit Krasniqi dhe shumë bashkëluftëtarë të tyre të cilët qëndrojnë në mënyrë të padrejtë në gjykatë dhe për te cilët presim qe të kthehen fitimtarë dhe faqebardhë”, shtoi ai.
Në familjen Jashari më 5, 6 dhe 7 mars të vitit 1998, kanë rënë heroikisht 59 anëtarë të familjes, përfshirë edhe komandantin legjendar të UÇK-së, Adem Jasharin./KP/
Lufta Prigozhin - Putin
Më shumë“Ka vetu, e ka bo Zoti dritë dhe e kom pa atë njeri”, thotë dëshmitarja për vrasjen e trefishtë në Gllogjan
Gjatë një operacioni policor në Prishtinë e Gjilan, gjenden dy bunkerë dhe armë zjarri
Kurti takon ministren e Jashtme gjermane, falënderon Gjermaninë për mbështetjen e Kosovës drejt anëtarësimit në KiE
Departamenti amerikan i Shtetit demanton dyshimet e ngritura ndaj Escobarit
Në sy të mbesës 8-vjeçare, çifti i të moshuarve nga Kosova arrestohen sapo zbresin në Gjermani
Gjenden pa shenja jete dy persona, njëri në Fushë Kosovë e tjetri në Prishtinë
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Më të lexuarat
John Terry zbulon historinë e patreguar se si ai udhëhoqi kryengritjen te Chelsea ndaj një trajneri
"Vuçiq e mendonte Slloveninë Eldorado serbe, kurse diplomatët e saj vegla të tij", ish-diplomatë serbë flasin për skandalin e fundit të Vuçiqit
Në sy të mbesës 8-vjeçare, çifti i të moshuarve nga Kosova arrestohen sapo zbresin në Gjermani
Pasuria e guvernatorit të BQK-së, drejtorit ATK-së dhe drejtorit të Doganës
“Veç me ia ba një vendbanim në gjykatë”, ish-zyrtari i Komunës së Prishtinës del para gjykatës me 24 aktakuza për korrupsion
Klopp e donte lojtarin që sot luan për Liverpoolin, por bordi kërkonte një tjetër - si nisi mosmarrëveshja mes tyre