LAJMI I FUNDIT:

Hoxhaj-Mustafës: Me nënshkrimin tuaj, Asociacioni ka marrë fuqi akti juridik – po mbroni Hotin nga kompromiset ku e ka futur vendin

Hoxhaj-Mustafës: Me nënshkrimin tuaj, Asociacioni ka marrë fuqi akti juridik – po mbroni Hotin nga kompromiset ku e ka futur vendin

Deputeti i PDK-së, Enver Hoxhaj, i është përgjigjur deklaratave të ish-kryeministrit Isa Mustafa që e quajti gënjeshtar për fjalën e tij në Kuvend ku tha se Asociacioni u nënshkrua nga ai.

Përmes një shkrimi në Facebook, ai tha se marrëveshja për jetësimin praktik të Asociacionit të komunave me shumicë serbe, është bërë me nënshkrimin e Mustafës në vitin 2015 – dhe me atë nënshkrim ka marrë fuqi akti juridik.


“Mustafa, meqë pretendoni se jeni akademik, dhe merrni vesh nga dokumentet zyrtare, po përpiqem të ju sqaroj ne atë nivel, se bazuar në Ligjin për Marrëveshjet Ndërkombëtare, ju keni pasur të drejtën e kryerjes së të gjitha vendimeve që lidhen me marrëveshjet ndërkombëtare të Republikës së Kosovës, në pajtim me Kushtetutën dhe Konventën e Vjenës për të Drejtën e Traktateve. Prandaj, marrëveshja për jetësimin praktik të Asociacionit të komunave me shumicë serbe, është bërë me nënshkrimin tuaj në vitin 2015 – dhe me atë nënshkrim ka marrë fuqi akti juridik. Ju e dini, se mbi këtë bazë është trajtuar marrëveshja edhe nga Gjykata Kushtetuese”, tha Hoxhaj.

Mustafa i përgjigjet Hoxhajt: Po gënjen, Asociacionin e nënshkroi Hashim Thaçi, jo unë
Lexo po ashtu Mustafa i përgjigjet Hoxhajt: Po gënjen, Asociacionin e nënshkroi Hashim Thaçi, jo unë

Më tej shtoi se ‘edhe ekspertët kushtetues e kanë konstatuar se Marrëveshja e Parimeve të Përgjithshme është trajtuar si “akt juridik i miratuar nga Kryeministri i Republikës së Kosovës”.

“Pra Referimi i Parimeve në procesin e vlerësimit të kushtetutshmërisë në gjykatë është trajtuar si “akt ligjor i miratuar nga Kryeministri i atëhershëm Isa Mustafa””, tha tutje.

Sipas tij deklarata e Mustafës ishte përpjekje e tij për të larguar ai dhe Qeveria Hoti çdo përgjegjësi nga Asociacioni, ndërsa e akuzoi se po mbrohet nga ” kompromiset ku e kanë futur vendin”.

“Me vjen keq, por z. Mustafa, faktet janë kokëforta. Frika ime dhe e qytetarëve të Kosovës këto ditë po rritet pikërisht nga përpjekja e juaj dhe e qeverisë Hoti për ta larguar çdo përgjegjësi nga Asociacioni. Si funksionar politik, nuk duhet t’i ikni përgjegjësisë nëse vërtetë mendoni se e keni bërë më të mirën për Kosovën. Situata të ngjashme, besoj ju kujtohet, kemi pasur edhe së bashku në qeveri, e veçmas për demarkacionin. Reagimi i juaj më duket sot më shumë për ta mbrojtur këtë qeveri dhe kryeministrin Hoti nga kompromiset ku e kanë futur vendin, se sa vendimin tuaj me 2015. Edhe pse çdo herë ju kam respektuar dhe vlerësuar, z. Mustafa, unë nuk e kam në plan të bëj kompromise me të vërtetën, vetëm se kjo nuk të pëlqen ty”.

Hoxhaj gjithashtu tha se Isa Mustafa i Facebookut është tjetër nga Isa Mustafa i politikës që njihet.

“Ky i rrjeteve sociale duket se nuk është i vërteti”, tha në fund Hoxhaj./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Bujar Osmani shpall fitore: Dallimi është mbi 40 mijë vota ndaj Taravarit

Bujar Osmani shpall fitore: Dallimi është mbi 40 mijë vota ndaj Taravarit

Politikë
Zgjedhjet në RMV, Abdixhiku: Sikur shqiptarët të bëheshin bashkë me një kandidat, sot do të ishin në balotazh

Zgjedhjet në RMV, Abdixhiku: Sikur shqiptarët të bëheshin bashkë me një kandidat, sot do të ishin në balotazh

Lajme
Arrestohen 17 persona në Serbi, falsifikonin dokumente të pronave të serbëve për shqiptarët nga Kosova

Arrestohen 17 persona në Serbi, falsifikonin dokumente të pronave të serbëve për shqiptarët nga Kosova

Lajme
Del rezultati përfundimtar në Bogovinë, këto janë rezultatet

Del rezultati përfundimtar në Bogovinë, këto janë rezultatet

Politikë
Iu mori shokëve një milion euro duke mashtruar për vetëvrasje:

Iu mori shokëve një milion euro duke mashtruar për vetëvrasje: "Unë po i jap fund jetës, amanet gruan dhe dy djemtë"

Lajme
Del rezultati përfundimtar në Tearcë, këto janë rezultatet

Del rezultati përfundimtar në Tearcë, këto janë rezultatet

Politikë
Kalo në kategori