LAJMI I FUNDIT:

Hoxhaj mban fjalim në ceremoninë mortore të Rohanit, ishte kërkesë e tij para vdekjes

Hoxhaj mban fjalim në ceremoninë mortore të Rohanit, ishte kërkesë e tij para vdekjes

Zëvendëskryeministri i Kosovës, Enver Hoxhaj ka marrë pjesë në ceremoninë mortore të Albert Rohan në Austri, ku edhe ka mbajtur një fjalim para të pranishmëve për nder të kujtimit të tij.

Duke folur për vitet e gjata të miqësisë dhe bashkëpunimit me Rohanin, Hoxhaj ka thënë se vdekja e tij e ka pikëlluar thellë atë dhe familjen e tij, por edhe popullin e Kosovës. Tha se ndjehet i nderuar që para se të vdiste Rohani kishe kërkuar që Hoxhaj ta mbajë fjalimin mortor.

“Më lejoni qysh në fillim, në emër të vendit tim, Kosovës, të shpreh ngushëllimet me rastin e vdekjes të Albert Rohan. Edhe pse sot është një rast zie, e ndiej vetën shumë të nderuar që amaneti i Albertit para vdekjes ishte që unë të mbaj fjalimin mortor. Është një detyrë shumë e vështirë të flasësh për një njeri që në Kosovë vlen si arkitekt i shtetësisë sonë, i cili nderohet për të arriturat e tij për paqe në Ballkan si një Metternich, apo si një Holbrook europian.
Albert, është hera e parë që vij në Vjenë dhe fatkeqësisht nuk e kam mundësinë të të takoj personalisht. Në fund të fundit mund të na dëgjosh nga qielli dhe Ti je i vetëdijshëm që e ke një vend të posaçëm në mendjet dhe zemrat tona. Edhe pse nuk je në mesin tonë, megjithatë je gjithmonë gjithmonë me ne”, ka thënë Hoxhaj në fillim të fjalimit.

Hoxhaj foli për momente të rëndësishme dhe vendime që Rohani kishte ndërmarrë për ta ndihmuar Kosovën.

“Unë nuk njoh një diplomat tjetër evropian, i cili është ballafaquar me Evropën Juglindore një kohë aq të gjatë sikurse Albert Rohan.
Prej kur kishte filluar me udhëheqjen e Repartit të Evropës Lindore dhe Juglindore në Ministrinë e Punëve të Jashtme të Austrisë, shpërbërja e ish-Jugosllavisë ishte për te një shqetësim i madh. Përpjekjet e tij të rregullta diplomatike kishin qëllime të qarta: Krijimi i paqes dhe demokracisë në Ballkan. Përpjekja e tij ishte që të gjithë popujt në Regjion t’i ndihmojë dhe në të gjitha shtetet ta ngrisë Evropën. Në fillim të 1990, kur regjimi i Millosheviçit anuloi autonominë e Kosovës si dhe përfaqësueseve tanë u’a pamundësoi vizitat në Europë, Albert Rohan i propozoi Ministrit të Jashtëm Alois Mock, ta ftoj Ibrahim Rugovën në Vjenë. Ai ishte udhëtimi i parë i një ideje në drejtim të Europës: që Kosova e ka të drejtën të jetë një shtet më vete. Kur lufta në Kosovë shpërtheu në vitin 1998, apelonte Rohan me vendosmëri, që pastrimi etnik nuk mund të jetë çështje e brendshme e një shteti. Si diplomat i parë perëndimor ai vizitoi Ushtrinë Çlirimtare të Kosovës në zonat e luftës dhe foli me Kadri Veselin, Kryetarin e tanishëm të Parlamentit, mbi gjendjen: Ai donte që përpjekjet e Kosovës (kauza) për liri të akceptohet dhe të njihet ndërkombëtarisht. Ai më thoshte gjithmonë, doja që Kosovën ta bëjë “Salonfähig” (temë në qarqe të larta intelektuale dhe vendimmarrëse). Dhe këtë po bëjë në mënyrën time. This is my way”, vazhdon Hoxhaj në fjalimin e tij.

Hoxhaj ndau edhe histori personale që ka pasur me Rohanin gjatë kohës së negociatave në Vjenë.

“Një javë para hapjes së negociatave në Janar të vitit 2006, më pranoi në banesën e tij dhe më tha: Enver, gajtë negociatave nuk është gjithmonë me rëndësi vetëm kush ka të drejtë, por më tepër ajo që është e mundur. Pasi që Kosova në vitin 2008 e shpalli pavarësinë, ai më thirri dhe ma uroi dhe njëkohësisht më pyeti si në tallje se a e nënshkrova edhe unë aktin e shpalljes së pavarësisë.
Unë isha për 7 vite Ministër i Jashtëm i Kosovës, rreth 100 vende i kam vizituar, dhe ai ishte gjithmonë aty për të më ndihmuar me këshilla. Kjo vlenë për shumë në Kosovë që ishin aktiv në politikë në 20 vitet e fundit. Ai ishte model dhe Mentor për mua, ishte i madhërishëm. Si Ministër i Punëve të Jashtme kisha mundësinë të takoj shumë personalitete në tërë botën. Por jo si Albert Rohan. Ai ishte shumë krenar për Austrinë, dhe sipas mendimit tim, ishte vazhdimësia më e mirë e asaj se çka ka bërë Austria në Botë dhe Evropë”, tregon zëvendëskryeministri Hoxhaj.

Në fund Hoxhaj tha se Rohani i mundësoi një vendi ta realizojë udhëtimin dhe ta arrij cakun – pavarësinë. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Pse Mali i Zi votoi kundër Kosovës në KiE, flet Dritan Abazoviq

Pse Mali i Zi votoi kundër Kosovës në KiE, flet Dritan Abazoviq

Lajme
E mohoi në Kuvendin e Serbisë, por Goran Rakiq ishte betuar si ministër në Kuvendin e Kosovës

E mohoi në Kuvendin e Serbisë, por Goran Rakiq ishte betuar si ministër në Kuvendin e Kosovës

Lajme
Votimi i Malit të Zi kundër Kosovës në KiE, Gjeloshaj: Qëndrimin tonë do ta japim kur të votohet në Këshillin e Ministrave

Votimi i Malit të Zi kundër Kosovës në KiE, Gjeloshaj: Qëndrimin tonë do ta japim kur të votohet në Këshillin e Ministrave

Lajme
Si do të mund t'i drejtohen kosovarët Gjykatës së Strasburgut?

Si do të mund t'i drejtohen kosovarët Gjykatës së Strasburgut?

Drejtësi
Nga 3 prilli gjoba të larta për shkelësit e rregullave në trafik - këto janë ndryshimet me Ligjin e ri

Nga 3 prilli gjoba të larta për shkelësit e rregullave në trafik - këto janë ndryshimet me Ligjin e ri

Lajme
PDK voton kryesinë e re - pësojnë ndryshime në pozita disa prej figurave të njohura të kësaj partie

PDK voton kryesinë e re - pësojnë ndryshime në pozita disa prej figurave të njohura të kësaj partie

Lajme
Kalo në kategori