LAJMI I FUNDIT:

Hoxhaj: Kurtit s’i intereson e ardhmja e Kosovës, por vetëm e ardhmja e tij politike

Hoxhaj: Kurtit s’i intereson e ardhmja e Kosovës, por vetëm e ardhmja e tij politike

Ish-ministri i Jashtëm i Kosovës Enver Hoxhaj ka deklaruar se reciprociteti i plotë me Serbinë arrihet përmes koordinimit me aleatët, me në krye SHBA-të dhe jo përmes veprimeve “klandestine” duke aktruar dhe bërë spektakle në mesnatë siç veproi qeveria në ikje Kurti.

Në një postim në Facebook, nënkryetari PDK-së, ka thënë se  Kosova është shtet i pavarur dhe i barabartë në rajon, duke ju falënderuar ndihmës dhe bashkëpunimit të sinqertë dhe konstruktiv me miqtë ndërkombëtarë.

“Arritjet tona, janë sukses i përbashkët me aleatët, andaj edhe duhet që të sillemi partner serioz dhe jo si mashtrues. Nga premtimi para një jave për gatishmërinë e rifillimit sa më të shpejt të dialogut, kryeministri u kthye mbrëmë në mesnatë në njeriun që nuk i intereson e ardhmja e Kosovës por vetëm e ardhmja e tij personale politike”, thotë Hoxhaj.


Sipas tij, dialogu duhet të jetë përgjegjësia e secilës qeveri.

“Përmes tij kemi arritur që në koordinim dhe me mbështetje të plotë ndërkombëtare, ta shtrijmë sovranitetin në veri dhe zbatimin e masave reciproke ndaj Serbisë.

Edhe reciprociteti i plotë dhe njohja e ndërsjellë do të arrijë në koordinim dhe përkrahje të SHBA-ve dhe BE-së, ashtu siç e kemi shpallur Pavarësinë, formuar ushtrinë dhe siguruar njohje e anëtarësim në organizata ndërkombëtare”, ka shkruar ai në Facebook. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Mashtrimi me pension invaliditeti në Zvicër, gruaja nga Kosova përfitoi pa të drejtë 173 mijë franga

Mashtrimi me pension invaliditeti në Zvicër, gruaja nga Kosova përfitoi pa të drejtë 173 mijë franga

Sociale
“Edhe po të vritem, nuk flas pa mu prezantuar dokumenti”- Tara vazhdon të refuzojë t'u përgjigjet pyetjeve të prokurores në Hagë

“Edhe po të vritem, nuk flas pa mu prezantuar dokumenti”- Tara vazhdon të refuzojë t'u përgjigjet pyetjeve të prokurores në Hagë

Drejtësi
Nga KQZ thonë se numërimi i fletëvotimeve nis pas skanimit të listës së votuesve

Nga KQZ thonë se numërimi i fletëvotimeve nis pas skanimit të listës së votuesve

Lajme
Austria lehtëson procedurat e konvertimit të patentë-shoferëve të Kosovës, nga 1 marsi nuk do të ketë provim praktik të vozitjes

Austria lehtëson procedurat e konvertimit të patentë-shoferëve të Kosovës, nga 1 marsi nuk do të ketë provim praktik të vozitjes

Lajme
​Ku mbesin votat e partive që nuk e kaluan pragun?

​Ku mbesin votat e partive që nuk e kaluan pragun?

Lajme
Plagosja në Klinë, Prokuroria kërkon paraburgim për dy të arrestuarit

Plagosja në Klinë, Prokuroria kërkon paraburgim për dy të arrestuarit

Kronika e Zezë
Kalo në kategori