LAJMI I FUNDIT:

Hoxhaj: Kosovarët gjithnjë e më të interesuar në gjuhën dhe kulturën frënge

Hoxhaj: Kosovarët gjithnjë e më të interesuar në gjuhën dhe kulturën frënge

Ministri i Punëve të Jashtme të Kosovës, Enver Hoxhaj ka takuar sot Shefin e misionit për Evropë në Asamblenë Parlamentare të Frankofonisë, Jean Paul Wahl dhe delegacionin e tij, të cilët po qëndrojnë për vizitë në Kosovë.

Ministri Hoxhaj i ka falënderuar pjesëtarët e delegacionit belg për vizitën në Kosovë, ndërkohë që ka folur për interesimin e të rinjve kosovarë për të mësuar më shumë nga gjuha dhe kultura frënge.


Po ashtu, Hoxhaj ka shprehur falënderime të veçanta për mbështetjen e madhe që Belgjika i ka dhënë Kosovës për t’u bërë anëtar i Organizatës Botërore të Doganave. Hoxhaj u ka kërkuar që ta vazhdojnë mbështetjen për Kosovën në procesin e anëtarësimit në organizata ndërkombëtare, meqë Kosova planifikohet të aplikojë në disa organizata këtë vit.

“Mbështetja e Belgjikës ka qenë shumë e rëndësishme për anëtarësimin e Kosovës në Organizatën Botërore të Doganave, gjë për të cilën jemi shumë falënderues. Kam kërkuar që kjo mbështetje të vazhdojë edhe në procesin e anëtarësimeve në organizata të tjera, meqë do të kemi disa aplikime në organizata të ndryshme këtë vit”, ka thënë Hoxhaj.

Kosova është anëtare e Organizatës së Frankofonisë që nga viti 2014. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë

"Vuçiq e mendonte Slloveninë Eldorado serbe, kurse diplomatët e saj vegla të tij", ish-diplomatë serbë flasin për skandalin e fundit të Vuçiqit

Lajme
Në sy të mbesës 8-vjeçare, çifti i të moshuarve nga Kosova arrestohen sapo zbresin në Gjermani

Në sy të mbesës 8-vjeçare, çifti i të moshuarve nga Kosova arrestohen sapo zbresin në Gjermani

Lajme
Lajçak pas takimit trepalësh në Bruksel: Paraqita një dokument kompromisi për “çështjen e dinarit”

Lajçak pas takimit trepalësh në Bruksel: Paraqita një dokument kompromisi për “çështjen e dinarit”

Lajme
Vrasja e 22-vjeçarit te Ujëvara e Mirushës, i akuzuari thotë se mosmarrëveshjet nisën në Itali shkaku i një borxhi prej 300 €

Vrasja e 22-vjeçarit te Ujëvara e Mirushës, i akuzuari thotë se mosmarrëveshjet nisën në Itali shkaku i një borxhi prej 300 €

Drejtësi
Bislimi: Serbia e sheh Asociacionin si mekanizëm për legjitimimin e strukturave ilegale në Kosovë

Bislimi: Serbia e sheh Asociacionin si mekanizëm për legjitimimin e strukturave ilegale në Kosovë

Lajme
Arrestohen 17 persona në Serbi, falsifikonin dokumente të pronave të serbëve për shqiptarët nga Kosova

Arrestohen 17 persona në Serbi, falsifikonin dokumente të pronave të serbëve për shqiptarët nga Kosova

Lajme
Kalo në kategori