LAJMI I FUNDIT:

Hoxhaj: Kosova thellon bashkëpunimin me Greqinë, Francën dhe Norvegjinë

Hoxhaj: Kosova thellon bashkëpunimin me Greqinë, Francën dhe Norvegjinë

Ministri i Punëve të Jashtme i Republikës së Kosovës, Enver Hoxhaj, ka takuar sot udhëheqësen e Zyrës Ndërlidhëse të Republikës së Greqisë në Kosovë, ambasadoren Konstantina Athanassiadou.

Hoxhaj dhe Athanassiadou kanë diskutuar për thellimin e bashkëpunimit bilateral me fokus në fushën e ekonomisë ku siç ka theksuar ministri Hoxhaj, do të mund të përfitonin të dyja vendet.


“Kosova është e hapur për investimet e huaja dhe ne mirëpresim çdo projekt që ka për qëllim zhvillimin e dyanshëm ekonomik, sepse dihet që bashkëpunimi ekonomik ndërmjet shteteve tashmë është shndërruar në urë lidhëse e thellimit të raporteve bilaterale”, ka deklaruar ministri Hoxhaj, derisa e ka falënderuar ambasadoren greke për përkrahjen e vazhdueshme që Greqia po ia ofron Kosovës në procesin e integrimeve evropiane.

Ministri Hoxhaj ka takuar edhe ambasadorin e Mbretërisë së Norvegjisë në Kosovë, Per Strand Sjaastad, ku është folur për zgjerimin e marrëdhënieve në mes të Kosovës dhe NATO-së.

Gjithashtu është diskutuar për një raport të ri edhe bashkëpunimi dypalësh tashmë që raporti i Kosovës me BE-në ka hyrë në një fazë të re.

Në kuadër të takimeve që kanë për qëllim avancimin e raporteve ndërshtetërore, ministri Hoxhaj ka takuar edhe ambasadorin e Francës, Didier Chabert të cilin gjithashtu e ka falënderuar për mbështetjen që shteti i tij po e jep për anëtarësimin e Kosovës në organizatat multilaterale. /Telegrafi/

2 3

Në trend Lajme

Më shumë
Gjeti trupin e 9-vjeçares në Bunë, peshkatari: Pashë me dritë telefoni, dukej si kukull

Gjeti trupin e 9-vjeçares në Bunë, peshkatari: Pashë me dritë telefoni, dukej si kukull

Lajme
Pahor: Kandidatura ime do të paraqitet në Bruksel, do të jem ndërmjetës i ndershëm në dialogun Kosovë-Serbi

Pahor: Kandidatura ime do të paraqitet në Bruksel, do të jem ndërmjetës i ndershëm në dialogun Kosovë-Serbi

Lajme
Deputeti finlandez: Serbia nuk mund t'u imponohet shteteve për të kundërshtuar Kosovën në KiE

Deputeti finlandez: Serbia nuk mund t'u imponohet shteteve për të kundërshtuar Kosovën në KiE

Lajme
DW: Sinjale alarmi nga Ballkani - po përsëritet historia?

DW: Sinjale alarmi nga Ballkani - po përsëritet historia?

Lajme
Policja që u raportua e zhdukur paraqitet në stacionin e Rahovecit

Policja që u raportua e zhdukur paraqitet në stacionin e Rahovecit

Kronika e Zezë
Deputeti gjerman, Abraham: Pranimi i Kosovës në Këshillin e Evropës është e vetmja rrugë përpara

Deputeti gjerman, Abraham: Pranimi i Kosovës në Këshillin e Evropës është e vetmja rrugë përpara

Lajme
Kalo në kategori