LAJMI I FUNDIT:

Hoxha: Sa më shpejtë që t’i kryejmë detyrat tona, më shpejt arrijmë integrimin

Hoxha: Sa më shpejtë që t’i kryejmë detyrat tona, më shpejt arrijmë integrimin

Sot është bërë e ditur Strategjia e Bashkimit Evropian për zgjerim në Ballkanin perëndimor, me këtë rast, Ministrja e Integrimit Evropian, Dhurata Hoxha, theksoi se “është tejet pozitive që Bashkimi Evropian e ka konfirmuar se Kosova e ka vendin e vet në BE dhe e ka rrugën e vet të ndarë nga Serbia në këtë proces. Fakti që BE e trajton procesin e aderimit të Kosovës në BE të ndarë nga Serbia”.

Në rrjetin social, Ministrja Hoxha ka ftuar “të gjitha institucionet e Kosovës që të jemi unik për rrugëtimin e Kosovës drejt BE-së sepse jemi popull dhe shtet evropian dhe nuk kemi ndonjë alternativë tjetër. Apeloj që të kemi konsensus ndër-institucional dhe të kemi një qëndrim të përbashkët mes Qeverisë, Kuvendit dhe institucioneve të tjera shtetërore dhe t’i japim prioritetin më të madh zbatimit të marrëveshjes së stabilizim dhe asociimit dhe reformave që duhet t’i bëjmë”.

Postimi i plotë:

“Mirëpres Strategjinë e Bashkimit Evropian për anëtarësimin e shteteve të Ballkanit Perëndimor, pjesë e të cilës është edhe Kosova. BE na e ka hapur derën që të bëhemi pjesë e saj, por ne jemi ata që duhet të ecim nëpër këtë derë. Në këtë fazë, kemi pritur që të specifikohen më konkretisht hapat rreth procesit integrues të vendit tonë, por, megjithatë rruga jonë drejt BE-së nuk ka alternativë. Është tejet pozitive që BE ka konfirmuar se Kosova e ka vendin e vet në BE dhe e ka
rrugën e vet të ndarë nga Serbia në këtë proces. Fakti që BE e trajton procesin e aderimit të Kosovës në BE të ndarë nga Serbia, për mua është një njohje e shtetësisë së Kosovës, përkundër mosnjohjes nga disa shtete anëtare të BE-së dhe rezistencës që kanë shfaqur disa shtete që Kosova fare të mos përfshihet në këtë strategji. Po ashtu, është tejet pozitive që BE kërkon kategorikisht që Kosova dhe Serbia të arrijnë një marrëveshje juridikisht të detyrueshme si parakusht për anëtarësimin e tyre në BE.
Të gjitha detyrat që ne duhet t’i kryejmë janë të përcaktuara qartë në marrëveshjen për stabilizim dhe asociim, agjendën evropiane për reforma dhe programin për reforma ekonomike. Ne vetëm duhet t’i zbatojmë këto dhe sa më shpejtë që këtë e bëjmë, aq më shpejtë ecim përpara drejt anëtarësimit në BE. Shfrytëzoj rastin të ftoj, të gjitha institucionet e Kosovës që të jemi unik për rrugëtimin e Kosovës drejt BE-së sepse jemi popull dhe shtet evropian dhe nuk kemi ndonjë alternativë tjetër. Apeloj që të kemi konsensus ndër-institucional dhe të kemi një qëndrim të përbashkët mes Qeverisë, Kuvendit dhe institucioneve të tjera shtetërore dhe t’i japim prioritetin më të madh zbatimit të marrëveshjes së stabilizim dhe asociimit dhe reformave që duhet t’i bëjmë.
Vetëm kështu i shërbejmë qytetarëve tanë dhe vetëm kështu do të bëhemi pjesë e BE-së, aty ku e kemi vendin.” /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Një i vrarë dhe një i plagosur me armë zjarri në Prishtinë

Një i vrarë dhe një i plagosur me armë zjarri në Prishtinë

Kronika e Zezë
Aplikimi i Kosovës për anëtarësim në Këshill të Evropës, opinioni i Bakoyannis sot në rend dite

Aplikimi i Kosovës për anëtarësim në Këshill të Evropës, opinioni i Bakoyannis sot në rend dite

Lajme
Nga 3 prilli gjoba të larta për shkelësit e rregullave në trafik - këto janë ndryshimet me Ligjin e ri

Nga 3 prilli gjoba të larta për shkelësit e rregullave në trafik - këto janë ndryshimet me Ligjin e ri

Lajme
“Ftojeni Kosovën që të bëhet anëtare e Këshillit të Evropës”, Knaus publikon dy pika të opinionit të Dora Bakoyannis

“Ftojeni Kosovën që të bëhet anëtare e Këshillit të Evropës”, Knaus publikon dy pika të opinionit të Dora Bakoyannis

Lajme
Syla: Kemi bashkëpunim me shtetet e NATO-s për blerjen e armatimit

Syla: Kemi bashkëpunim me shtetet e NATO-s për blerjen e armatimit

Siguri
U raportuan tri gropa në

U raportuan tri gropa në "Ndreqe.com", Komuna e Prishtinës intervenon në rregullimin e tyre

Prishtina
Kalo në kategori