LAJMI I FUNDIT:

Hoxha pret Cullen me bashkëpunëtorë, do të intensifikojmë zbatimin e MSA-së

Hoxha pret Cullen me bashkëpunëtorë, do të intensifikojmë zbatimin e MSA-së

Ministrja e Integrimit Evropian, Dhurata Hoxha, priti në takim shefin e Njësisë për Kosovën dhe Maqedoninë, në Drejtorinë e Përgjithshme të Komisionit Evropian për Politikat Evropiane të Fqinjësisë dhe Negociatat e Zgjerimit, David Cullen me bashkëpunëtorë.

Hoxha, e informoi Cullen rreth angazhimit permanent në reformat dhe masat sipas planit të përbashkët për zbatimin e MSA-së, duke e bërë vendin gati për anëtarësim dhe pjesë të Këshillit të Evropës. Agjenda Evropiane e Reformave, krahas MSA-së, mbetet prioritet.


“Jemi të përkushtuar që së bashku me juve të zbatojmë MSA-në dhe procesin ERA 1, duke dinamizuar procesin dhe duke vënë kornizat e ERA 2”. Besojmë të përmbyllim zbatimin e planit aktual të veprimit me përjashtim të atyre që përballen me probleme politike”, theksoi Ministrja Hoxha.

David Cullen, shef i Njësisë për Kosovën në Drejtorinë e Përgjithshme të Komisionit Evropian për Politikat Evropiane të Fqinjësisë dhe Negociatat e Zgjerimit, theksoi se prioritetet janë po ato, të cilat i ka theksuar Komisioni Evropian, luftimin e korrupsionit dhe krimit të organizuar, dhe vuri në pah se kanë parë që janë zbatuar një numër masash pozitive të cilat kanë gjetur mbështetje në Bruksel.

Ministrja Hoxha dhe Cullen, po ashtu shprehën optimizëm për procesin e liberalizimit të vizave, edhe pas votimit të Raportit për Kosovën, nga Komiteti për Punë të Jashtme i Parlamentit Evropian./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Gjeti trupin e 9-vjeçares në Bunë, peshkatari: Pashë me dritë telefoni, dukej si kukull

Gjeti trupin e 9-vjeçares në Bunë, peshkatari: Pashë me dritë telefoni, dukej si kukull

Lajme
DW: Sinjale alarmi nga Ballkani - po përsëritet historia?

DW: Sinjale alarmi nga Ballkani - po përsëritet historia?

Lajme
Policja që u raportua e zhdukur paraqitet në stacionin e Rahovecit

Policja që u raportua e zhdukur paraqitet në stacionin e Rahovecit

Kronika e Zezë
Zëvendësministri për Kthim: Sot është tentuar të vritet Marko Jablanoviq, sulmuesit i dështoi “Shkorpioni”

Zëvendësministri për Kthim: Sot është tentuar të vritet Marko Jablanoviq, sulmuesit i dështoi “Shkorpioni”

Siguri
Pahor: Kandidatura ime do të paraqitet në Bruksel, do të jem ndërmjetës i ndershëm në dialogun Kosovë-Serbi

Pahor: Kandidatura ime do të paraqitet në Bruksel, do të jem ndërmjetës i ndershëm në dialogun Kosovë-Serbi

Lajme
Deputeti finlandez: Serbia nuk mund t'u imponohet shteteve për të kundërshtuar Kosovën në KiE

Deputeti finlandez: Serbia nuk mund t'u imponohet shteteve për të kundërshtuar Kosovën në KiE

Lajme
Kalo në kategori