LAJMI I FUNDIT:

Hoxha: Përkrahja e Agjencisë Zhvillimore Austriake vazhdimësi e bashkëpunimit të shkëlqyer

Hoxha: Përkrahja e Agjencisë Zhvillimore Austriake vazhdimësi e bashkëpunimit të shkëlqyer

Ministrja e Integrimit Evropian, Dhurata Hoxha, është takuar me ekspertët e Organizatës për Bashkëpunim dhe Zhvillim Ekonomik (OECD), e cila është duke bërë Vlerësimin e Strategjisë së Agjencisë Zhvillimore Austriake (ADA) për periudhën 2013-2020.

Sipas njoftimit për media, Ministrja e Integrimit Evropian, Dhurata Hoxha, ka vlerësuar lartë mbështetjen dhe bashkëpunimin me Austrinë, e cila sipas saj në vazhdimësi ka përkrahur projektet me rëndësi për Kosovën.


Më konkretisht, OECD është duke vlerësuar se sa kanë kontribuar projektet austriake në zhvillimin e sektorëve të ndryshëm në Kosovë.

Ministrja Hoxha informoi të pranishmit që institucionet e Kosovës tashmë i kanë të konsoliduara strukturat institucionale për koordinimin e asistencës së jashtme dhe se këto struktura takohen në baza të rregullta gjashtëmujore dhe vjetore, duke përfshirë të gjithë donatorët që janë aktiv në Kosovë.

“Përmes këtyre strukturave, të cilat koordinohen nga Ministria e Integrimit Evropian, institucionet tona harmonizojnë projeksionet qeveritare me kontributet e donatorëve me qëllim kryesor që Kosova të avancojë në zbatimin e Marrëveshjes së Stabilizim-Asociimit”, ka thënë ajo.

Ministrja Hoxha falënderoi mbështetjen e vazhdueshme të Austrisë në zhvillimin dhe konsolidimin e shtetit të Kosovës në fushat si: sundimi i ligjit, bujqësia, arsimi, qeverisja dhe shoqëria civile, infrastruktura dhe shërbimet sociale.

“Ne jemi mirënjohës për kontributin e Austrisë, duke përkrahur shtetin tonë në institucionet ndërkombëtare dhe integrimin në to, si dhe me donacione për fuqizimin e institucioneve dhe procesin integrues”, potencoi Ministrja Hoxha.

Në njoftim thuhet se ekspertët e OECD-së, potencuan faktin se është evidente që Agjencia Austriake për Zhvillim (ADA) përkrah avancimin e mëtejmë të Kosovës në proceset integruese.

Ata po ashtu inkurajuan institucionet tona që të thellojnë edhe më tej bashkëpunimin me ADA-n, për të maksimalizuar përfitimet e Kosovës nga fondet austriake.

Ndër të tjera sipas njoftimit, Ministrja Hoxha duke falenderuar përfaqësuesit ADA-s për përkrahjen e vazhdueshme, potencoi se vlera e projekteve të implementuara si dhe ato që janë duke u implementuar sipas Strategjisë së ADA-s për Kosovë (2013-2020), janë të rëndësishme për procesin integrues të Kosovës dhe rrugën drejt Bashkimit Evropian./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Në sy të mbesës 8-vjeçare, çifti i të moshuarve nga Kosova arrestohen sapo zbresin në Gjermani

Në sy të mbesës 8-vjeçare, çifti i të moshuarve nga Kosova arrestohen sapo zbresin në Gjermani

Lajme
Pezulloi detyrat publike për shkak të akuzave ndaj bashkëshortes, Rama i del në krah kryeministrit spanjoll

Pezulloi detyrat publike për shkak të akuzave ndaj bashkëshortes, Rama i del në krah kryeministrit spanjoll

Lajme

"Vuçiq e mendonte Slloveninë Eldorado serbe, kurse diplomatët e saj vegla të tij", ish-diplomatë serbë flasin për skandalin e fundit të Vuçiqit

Lajme
“Veç me ia ba një vendbanim në gjykatë”, ish-zyrtari i Komunës së Prishtinës del para gjykatës me 24 aktakuza për korrupsion

“Veç me ia ba një vendbanim në gjykatë”, ish-zyrtari i Komunës së Prishtinës del para gjykatës me 24 aktakuza për korrupsion

Drejtësi
Për herë të parë sot mbahet seanca në objektin e Komunës së Zubin Potokut

Për herë të parë sot mbahet seanca në objektin e Komunës së Zubin Potokut

Lajme
Çka tha diplomati slloven Zhbogar në OKB që u irritua Vuçiqi?

Çka tha diplomati slloven Zhbogar në OKB që u irritua Vuçiqi?

Lajme
Kalo në kategori