LAJMI I FUNDIT:

Hoxha: Mirëpresim vlerësimin objektiv të angazhimit tonë në procesin integrues

Hoxha: Mirëpresim vlerësimin objektiv të angazhimit tonë në procesin integrues

Ministrja e Integrimit Evropian, Dhurata Hoxha, priti sot në takim, ambasadorin e Republikës së Italisë në Republikën e Kosovës, Piero Cristoforo Sardi, me të cilin diskutoi për të arriturat dhe sfidat e procesit integrues.

Ministrja Dhurata Hoxha, në takim me Ambasadorin e Republikës së Italisë në Republikën e Kosovës, Piero Cristoforo Sardi, ka theksuar se mirëpret vlerësimin objektiv të angazhimit në procesin integrues, duke u bërë pjesë e vlerësimit të planit për zgjerim të BE-së me vendet e rajonit, me afate dhe detyra që precizojnë rrugën tonë.


“Institucionet dhe qytetarët mirëpresin vlerësimin objektiv të angazhimit tonë në procesin integrues, tash në shkurt, duke u bërë pjesë e vlerësimit të planit për zgjerim të BE-së me vendet e rajonit tonë, duke saktësuar afatet dhe detyrat që precizojnë rrugën e integrimit të Republikës së Kosovës. Ne kemi edhe vullnet, edhe durim që të gjitha obligimet tona t’i përmbushim”, theksoi Hoxha, duke shtuar se zbatimi i MSA-së, mbetet prioritet i vazhdueshëm.

Ndërsa, Ambasadori, Piero Cristoforo Sardi, theksoi se e ardhmja e rajonit është brenda integrimeve evropiane, duke qenë me të drejta dhe obligime të njëjta dhe vlerave euro-atlantike.

“Kosova ka dëshmuar se është e gatshme të përballet me sfida, sigurisht, demarkacioni është çështje kyçe e këtij procesi. Luftimi i korrupsionit, fuqizimi i sundimit të ligjit dhe marrëdhëniet e mira ndërfqinjësore, janë disa nga prioritetet të cilat duhet të trajtohen dhe të evidentohen me rezultate të  dukshme”, theksoi Sardi, duke ofruar mbështetje në këtë proces. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Një milion qytetarë të regjistruar deri më tani, dalin statistikat sipas komunave

Një milion qytetarë të regjistruar deri më tani, dalin statistikat sipas komunave

Lajme
Dënimi me 25 vjet i Sekiraqës, babai i Triumf Rizës: Kurrfarë vendimi, nuk e kuptoj si më të vlefshëm kriminelët se polici që mbron ligjin e shtetin

Dënimi me 25 vjet i Sekiraqës, babai i Triumf Rizës: Kurrfarë vendimi, nuk e kuptoj si më të vlefshëm kriminelët se polici që mbron ligjin e shtetin

Lajme
25 vjet burgim për Enver Sekiraqën

25 vjet burgim për Enver Sekiraqën

Drejtësi
Human Rights Network dënon sulmin e ministrit Murati ndaj mediave dhe shoqërisë civile

Human Rights Network dënon sulmin e ministrit Murati ndaj mediave dhe shoqërisë civile

Lajme
Vendosja e kamerave të sigurisë në veri, Elshani: Do të krijojmë një klimë të sigurisë më të madhe te qytetarët

Vendosja e kamerave të sigurisë në veri, Elshani: Do të krijojmë një klimë të sigurisë më të madhe te qytetarët

Elfije Boletini
Hapet dyqani i parë social në Prishtinë, Rama: Qytetarët në nevojë mund të furnizohen çdo muaj falas me produkte ushqimore e higjienike

Hapet dyqani i parë social në Prishtinë, Rama: Qytetarët në nevojë mund të furnizohen çdo muaj falas me produkte ushqimore e higjienike

Prishtina
Kalo në kategori