LAJMI I FUNDIT:

Hoxha: Kosova e fokusuar në kryerjen e detyrave drejt BE-së

Hoxha: Kosova e fokusuar në kryerjen e detyrave drejt BE-së

Ministrja e Integrimit Evropian, Dhurata Hoxha, priti sot në takim, Drejtorin e Njësisë D3 për Kosovën, në kuadër të Drejtorisë së Përgjithshme për Negocimin e zgjerimit dhe të Zgjerimit të Komisionit Evropian, David Cullen.

Hoxha e Cullen diskutuan për të arriturat dhe sfidat e procesit integrues, për avancimin e perspektivës evropiane të Kosovës, me konkretisht avancimin e zbatimit të Agjendës Evropiane të Reformave (ERA), bën të ditur një njoftim nga MIE.


Ministrja Hoxha, vuri në dukje përparimin dhe sfidat e procesit integrues, në veçanti, detyrave që dalin nga MSA-ja, Agjenda Evropiane e Reformave (ERA) si dhe sfidat e këtij procesi.

“Ne, me përgjegjësi maksimale jemi të fokusuar në realizimin e detyrave tona që dalin nga MSA-ja, ERA në veçanti, zbatimin e marrëveshjeve ndërkombëtare si dhe fuqizimin e sundimit të ligjit. Me programin qeveritar, jemi vënë në zbatim të reformave që kërkohen si pjesë e ERA dhe MSA, por edhe ngritjen e cilësisë së jetës së qytetarëve tanë, ngritjen e prodhimit vendor, fuqizimin e konkurrueshmërisë së kompanive vendore, avancimin e arsimit, shëndetësisë po ashtu edhe në fushat tjera të vlerësuara me prioritet”, citohet të ketë thënë Hoxha.

“Cullen falënderoi Ministren Hoxha për pritjen dhe shprehu mirënjohje, lidhur me angazhimin e shtuar të institucioneve të Kosovës për procesin integrues dhe agjendës evropiane”, thuhet në njoftimin e MIE.

“Gjithashtu, Cullen, shprehu gatishmërinë e Komisionit Evropian për mbështetjen e mëtejme në format e ndryshme, të domosdoshme në procesin e implementimit të MSA-së dhe ERA-s, në veçanti sa i përket sundimit të ligjit dhe qeverisjes së mirë, luftimit të krimit dhe korrupsionit, mbështetjes së konkurrencës dhe investimeve në arsim, punësim si dhe ngritjen e efikasitetit institucional”, thekson njoftimi. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Kurti i ftoi liderët e opozitës në darkë pune, i përgjigjet Abdixhiku: Jeni vonë

Kurti i ftoi liderët e opozitës në darkë pune, i përgjigjet Abdixhiku: Jeni vonë

Politikë
Vdekja e dy ukrainaseve në Tiranë, zbardhet dëshmia e shoqes

Vdekja e dy ukrainaseve në Tiranë, zbardhet dëshmia e shoqes

Lajme
Aurora – fenomeni i rrallë natyror ndriçoi edhe qiellin e Kosovës

Aurora – fenomeni i rrallë natyror ndriçoi edhe qiellin e Kosovës

Lajme
Presidentja me foto simbolike nga vizita në Teksas

Presidentja me foto simbolike nga vizita në Teksas

Lajme
Kurti i ftoi në një darkë pune për të hënën, a do t'i shkojnë në takim krerët e PDK-së, LDK-së e AAK-së?

Kurti i ftoi në një darkë pune për të hënën, a do t'i shkojnë në takim krerët e PDK-së, LDK-së e AAK-së?

Besnike Salihu
A do të ketë dënime për ata që nuk regjistrohen - çfarë thonë nga ASK-ja?

A do të ketë dënime për ata që nuk regjistrohen - çfarë thonë nga ASK-ja?

Elfije Boletini
Kalo në kategori