LAJMI I FUNDIT:

Hoxha kërkon angazhim shtesë për MSA-në

Hoxha kërkon angazhim shtesë për MSA-në

Në mbledhjen e Qeverisë, ministrja e Integrimit Evropian, Dhurata Hoxha, ka paraqitur gjendjen e zbatimit të Programit Kombëtar për Marrëveshjes së Stabilizim Asociimit (MSA), gjatë tremujorit të parë të këtij viti.

“Për këtë vit ky program ka paraparë zbatimin e 531 masave afatshkurta, prej të cilave 144, ose rreth 27 për qind e tyre, janë masa legjislative, ndërsa pjesa tjetër prej 387 masave, ose rreth 73 për qind e tyre, janë masa zbatuese”, ka thënë Hoxha.


Hoxha theksoi se 21 nga 39 masat e planifikuara për këtë tremujor janë zbatuar, ndërsa pjesa e mbetur prej 18 masave, akoma nuk kanë arritur të zbatohen.

Deri në fund të tremujorit të parë, janë zbatuar gjithsej 44 masa nga 531 masa të planifikuara.

“Deri në fund të marsit drejt zbatimit të masave, të gjeturat tregojnë se është arritur një shkallë zbatimi prej 6.20 për qind, pasi që është arritur të zbatohen 24 nga 387 masat afatshkurtra të planifikuara, ndërsa 363 prej tyre, ose 93.8 për qind, akoma nuk kanë arritur të zbatohen”, theksoi Hoxha. /Telegrafi/