LAJMI I FUNDIT:

Hoxha: Faleminderit Lunaçek, jeni mike e Kosovës

Hoxha: Faleminderit Lunaçek, jeni mike e Kosovës

Ministrja e Integrimit Evropian, Dhurata Hoxha ka pritur në takim lamtumirës, raportuese nnë Parlamentin Evropian për Kosovën, Ulrike Lunaçek dhe Igor Sholtes, eurodeputet, anëtar i Grupit të partive të gjelbra në Parlamentin Evropian.

Dinamika e procesit integrues nga Qeveria dhe kabinetet ministrore për sektorët e caktuar, tashmë ka dhënë rezultatet e para, andaj, theksoi Ministrja Hoxha, presim përkrahje për zgjidhjen e sfidave të mbetura. Duke qenë takim lamtumirës, ministrja Hoxha i shprehu falënderim të sinqertë, znj. Lunaçek per kontributin e dhene ne progresin e Kosoves.


“Procesi integrues është çështje madhore e shtetit tonë. Në këtë drejtim, falënderojmë shtetet mike dhe miqtë e jashtëzakonshëm si znj. Lunaçek që vazhdimisht u gjenden pranë nesh duke na udhëzuar e përkrahur me asistencë të gjithanshme. Po ashtu, ju znj. Lunaçek ishit avokate jona e fuqishme me këshilla, ekspertiza dhe kapacitetet Tuaja politike në të gjitha nivelet, në veçanti brenda Parlamentit Evropian”, tha Hoxha duke shtuar se Kosova ka nevojë ende për përkrahje të saj.

Raportuesja në Parlamentin Evropian për Kosovën, Ulrike Lunaçek, në takim lamtumirës, theksoi se ndjen kënaqësi që procesi integrues është thelbësor në orientimin strategjik të institucioneve të Kosovës, duke vënë në pah, komponentet e veçanta si zbatimi i ligjit, lufta kundër korrupsionit, zhvillimi ekonomik dhe fqinjësia e mirë.

Lunaçek, në fund theksoi se ka emocionet ndër më të mirat kur sheh përparimin e Kosovës duke përmbushur procesin integrues. Së bashku me Lunaçek ishte edhe eurodeputeti Igor Sholtes, nga Partia e gjelbër e Sllovenisë, që pritet të marrë detyrën e raportueses së deritashme, Lunaçek, në Parlamentin Evropian. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Gazeta ukrainase: Pse vendimi i Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Evropës për Kosovën është humbje historike për Serbinë

Gazeta ukrainase: Pse vendimi i Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Evropës për Kosovën është humbje historike për Serbinë

Lajme
Policia serbe e dërgon në paraburgim mërgimtarin nga Gjakova që e arrestoi në kufi

Policia serbe e dërgon në paraburgim mërgimtarin nga Gjakova që e arrestoi në kufi

Siguri
Arrestimi i zv.drejtorit të Policisë së Kosovës, analistët në Beograd:

Arrestimi i zv.drejtorit të Policisë së Kosovës, analistët në Beograd: "Shfaqja e muskujve" nga Vuçiqi

Lajme
U arrestua nga Serbia, lirohet zëvendësdrejtori i Policisë së Kosovës

U arrestua nga Serbia, lirohet zëvendësdrejtori i Policisë së Kosovës

Lajme
Haradinaj: Ne e ruanim Asociacionin për njohje të Serbisë ose për anëtarësim në NATO, Kurti e dha për Këshillin e Evropës

Haradinaj: Ne e ruanim Asociacionin për njohje të Serbisë ose për anëtarësim në NATO, Kurti e dha për Këshillin e Evropës

Lajme
Maltretimi i kosovarëve në Serbi, eurodeputetja holandeze i reagon Vuçiqit

Maltretimi i kosovarëve në Serbi, eurodeputetja holandeze i reagon Vuçiqit

Lajme
Kalo në kategori