LAJMI I FUNDIT:

Howard Stern e krahason Kanye Westin me Hitlerin

Howard Stern e krahason Kanye Westin me Hitlerin

Prezantuesi dhe komediani i njohur amerikan, Howard Stern tha se Kanye West ngjason me Adolf Hitlerin pasi reperi bëri komente raciste ndaj hebrenjve në një numër platformash gjatë muajit të kaluar.

Këto deklarata ai i bëri gjatë të mërkurës (19 tetor) në emisionin e tij “The Howard Stern Show”.

“Unë pothuajse nuk dua t’i jap asnjë energji këtij personazhi Kanye West”, tha veterani i radios, 68 vjeç, shkruan DailyMail.


“Nuk di shumë për Kanye West. Unë nuk jam i madh në skenën e rapit, por ai është … Jam lodhur shumë nga njerëzit që e justifikojnë sjelljen e tij duke thënë: “Epo, ai është thjesht i sëmurë mendor”, tha tutje prezantuesi.

Bashkë-prezantuesi i Sternit, Robin Quivers ndërhyni duke thënë: “Kështu ishte Hitleri dhe dikush e zgjodhi atë për të drejtuar një vend”.

“Çfarë është ky djalë, janë të njëjtat gjëra të vjetra me hebrenjtë … por gjithsesi, Kanye ishte në shfaqjen e Chris Cuomo, dhe ju duhet të dëgjoni ndyrësira e këtij djali dhe për këtë sëmundje mendore e përdorur për vetëmbrojtje teksa të tjerët thonë: ‘Oh po, ai është thjesht i sëmurë mendor, mos u shqetësoni për këtë”, tha tutje Stern.

“Nëse ai është kaq i sëmurë mendor, pse nuk caktojnë një kujdestar për paratë e tij, siç bënë me të gjorën Britney Spears?”, pyeti prezantuesi.

Foto: Getty Images

Stern e përshkroi serinë e ngjarjeve si “aq dëshpëruese”, duke thënë: “Kanye dikur ishte i argëtues i mrekullueshëm – tani ai është si Hitleri”.

Theksojmë që West u përball me kufizime në faqet e tij të mediave sociale pasi postimeve raciste në Twitter.

Foto: Fox News

“Unë jam pak i përgjumur sonte, por kur zgjohem do të shkoj me vdekje 3 për njerëzit hebrenj” … Gjëja qesharake është se në fakt nuk mund të jem antisemitik sepse zezakët janë në të vërtetë edhe hebrenj… ju keni luajtur me mua dhe jeni përpjekur të bllokoni këndo që kundërshton axhendën tuaj”, kishte shkruar reperi.

Disa të famshëm si John Legend, Jamie Lee Curtis dhe Morgan Spector kanë folur kundër reperit që pas postimeve të tij raciste – i cili thuhet se është në mes të një episodi psikiatrik.

Tirada mediatike e West bëri zhurmë në fillim të këtij muaji kur reperi zgjodhi që modelet e tij të vishnin bluza me mbishkrimin “White Lives Matter” gjatë Javës së Modës në Paris. /Telegrafi/

Në trend Magazina

Më shumë
Letra të shkruara nga produksioni? Në rrjetet sociale po qarkullon një video ku Driloni shihet duke ushtruar dhe nuk i kupton fjalët në letrën e vet

Letra të shkruara nga produksioni? Në rrjetet sociale po qarkullon një video ku Driloni shihet duke ushtruar dhe nuk i kupton fjalët në letrën e vet

Magazina
Më në fund bëhen bashkë Edi dhe Driloni, pas fitores së këtij të fundit në Big Brother VIP Kosova 3

Më në fund bëhen bashkë Edi dhe Driloni, pas fitores së këtij të fundit në Big Brother VIP Kosova 3

Magazina
Driloni shpallet fitues i Big Brother VIP Kosova 3

Driloni shpallet fitues i Big Brother VIP Kosova 3

Magazina

"Ajo po flet sllovenisht, kroatisht apo serbisht" - një video e Melania Trumpit bëhet temë diskutimi në internet

Magazina
Eskalon situata mes Laertit dhe G Banit - banorët e tjerë ndërhyjnë për t'i ndarë

Eskalon situata mes Laertit dhe G Banit - banorët e tjerë ndërhyjnë për t'i ndarë

Magazina

"Kam grua jashtë", kriset marrëdhënia mes Gjestit dhe Eglit në Big Brother VIP Albania?

Magazina
Kalo në kategori