LAJMI I FUNDIT:

Hovi i teknologjisë: Çka po bojmë na si jCoders

Hovi i teknologjisë: Çka po bojmë na si jCoders

 Fëmijët e juaj me siguri qysh në moshë të vogël kanë marrë shkathtësi kompjuterike, përmes smartphoneve, video-lojërave dhe pajisjeve tjera teknologjike.
Është vërejtë që shumica nga ta tregojnë interes për me mësu qysh me dizajnu dhe programu lojërat e tyne.

Kodimi në moshë të re ka pas rritje në popullaritet, sidomos pasi është përfshirë në edukim, dhe se teknologjia tash veçse është pjesë e jetës sonë t’përditshme.

Fëmijët që fillojnë më mësu kodim qysh herët, kanë me pasë një t’ardhme me ma shumë mundësi.

E çka ke kodimi? 

Kodimi është proces kreativ ku kompjuterit i tregohet se qysh me ekzekutu veprime ose punë të ndryshme. Kjo bëhet përmes kodit dhe instruksioneve që ne ia japim kompjuterit, që ai me funksionu në metodën e preferume.

Fillimisht, kodimi është punë argëtuese, por edhe e bazune në aktivitete logjike. Shumë programer/e adhurojne sfidën e krijimit të diçkaje dhe shpërblimin që marrin nga rezultatet e punës.

Në pamje të parë, krejt këto shkronja e simbole dijnë me e kriju mendimin që është diçka e komplikune, mirëpo me instruksionet e sakta, të mësuarit e kodimit mundet me qenë rrugëtim i lehtë.

Okay..okay, po a ka naj avantazh?

Definitivisht! Njohuritë në kodim, janë ma shumë se me ditë të shkruarit e kodit.
Aftësitë logjike dhe hulumtuese që bashkangjiten dhe vazhdimisht forcohen gjatë procesit, i bëjnë fëmijët kandidat më të dashur për fakultet, punë, dhe eksperienca tjera.

E qysh me e msu ma së miri? 

Interesin e fëmijëve për programim duhet me u mundu me përkrah në cilëndo metodë që tregon rezultatet më t’mira.
Librat, aplikacionet, video ne Youtube e shumë mediume tjera i gjeni për me i ofrua qasje në të mësuar.

Thënë këto, asgjë nuk ia tejkalon të mësuarit në ambiente argëtuese, të sigurta dhe të strukturuara.
Kështu besojmë.

jCoders, duke zhvillu trajnime ne nivele te ndryshme, përkrah nxënësit në zhvillimin social dhe profesional të tyre.
Nxënësit dhe gjithë pjesëmarrësit tjerë që bëhen pjesë e jona, gjejnë një hapësirë shoqëruese, ku ofrojnë e pranojnë ndihmë, këshilla, kritika dhe ide t’shumta. T’bashkuar dijnë me sjell në jetë plot projekte që përkrahen për zhvillim të mëtutjeshëm.

Si ekipë sigurohemi me ndjekë ngjarjet më të fundit në fushën e teknologjisë, që të ofrojmë kualitet dhe siguri në trajnimet tona.

Po m’intereson, ku me ju gjetë?

jCoders ka qendra në 5 qytete, Gjilan, Mitrovicë, Pejë, Prishtinë dhe Prizren.
Jemi gjithmonë të hapur për vizitat e prindërve dhe nxënësve që dojnë me pa hapësirat tona dhe me mësu ma shumë rreth planprogrameve të cilat përpos vlerësimeve dhe akreditimit të brendshëm, përkrahen edhe nga kompania Cognia, që ofron akreditim ndërkombëtarë në fushën e shkencës dhe teknologjisë.

Për ju që komunikimin e preferoni përmes social medias, na shënoni ne Facebook ose Instagram dhe përgjigjemi menjëherë ndaj pyetjeve.

Artikull i sponzorizuar