Ambasadori i SHBA-së në Kosovë, Jeffrey Hovenier ka thënë se lufta kundër korrupsionit është proces afatgjatë dhe kërkon partneritet në mes të gjithë akterëve, duke shtuar se roli i shoqërisë civile ofron mbikëqyrje të domosdoshme mbi institucionet qeveritare.
Ai ka thënë se SHBA-të janë krenare në rolin e tyre në mbështetje të institucioneve të Kosovës në luftën kundër korrupsionit, të cilat sipas tij kanë shënuar përparim ndër vite.
Në kuadër të javës kundër korrupsionit, të organizuar nga Lëvizja FOL, gjatë adresimit të tij para shoqërisë civile dhe mediave, Hovenier ka thënë se me mbështetje të shoqërisë civile duke kërkuar llogari nga institucionet, është shënuar përparim.
“Niveli i besimit që njerëzit e kanë pasur në këto institucione dikur, 15 vjet më herët krahasuar më sot, policia, gjykata, prokurorët, shërbimi korrektues, janë organe vendore kosovare që po bëjnë përparim të dukshëm, a ka hapësirë për përmirësim e dini ju vetë përgjigjen, por edhe ne SHBA mund të themi të njëjtën përgjigje. A është arritur përparim me mbështetje të shoqërisë civile që të ju kërkojmë llogari institucioneve? Po, natyrisht se ka pasur. Që ta përmbyllim këtë, kjo është një çështje shumë e rëndësishme dhe mendoj që të gjithë duhet ta pranojmë se qytetarët presin më shumë nga qeveritë e tyre. Ne, populli, presim që institucionet të na shërbejnë neve dhe jo që të marrin nga ne. Që prokurimi të bëhet në mënyrë transparente, presim që gjyqtarët, prokurorët dhe mbrojtësit të kryejnë punë ne tyre dhe të mos ndikohen në mënyra të padobishme”, ka thënë Hovenier.
Ai ka përmendur ndryshimet në fushën e drejtësisë që prej shpalljes së pavarësisë së Kosovës, për çka ka thënë se SHBA-të janë krenarë me mbështetjen e dhënë.
“Pavarësia e Kosovës ka ndryshuar edhe më shumë dhe prej pavarësisë së Kosovës e kemi parë një themelimin të institucioneve jetike prej atëherë me mbështetjen e bashkësisë ndërkombëtare, dhe nganjëherë jeni skeptik për punën që po e bëjnë këto e di, këto institucione janë të reja, por SHBA është shumë krenare me rolin tonë në mbështetjen e këtyre institucioneve dhe kosovarëve dhe qeverive gjatë viteve që këto institucione të ngritën në këmbë, të bëjnë punën e tyre, të bëhen me efikase. Është proces afatgjatë, kemi investuar shumë në vetë mbështetjen e këtyre proceseve dhe duhet të them se është edhe e përpjekjeve e Kosovës për kosovarët dhe jemi të kënaqur që mund të mbështesim”, ka thënë Hovenier.
Ambasadori amerikan ka thënë se shoqëria civile ka një rol të rëndësishëm dhe unik në luftën kundër korrupsionit.
“Lufta kundër korrupsionit nuk është një herë, por është një proces që është afatgjatë dhe kërkon partneritet midis të gjithë hisedarëve, shoqërisë civile, sepse duhet të keni qeverinë, shoqërinë civile, gazetarët, sektorin privat, të gjithë bashkë. Nganjëherë shohim që qeveritë janë septike për rolin që shoqëria civile mund ta luajë si partner në luftën kundër korrupsionit, dhe për t’iu kërkuar llogari aktorëve të korruptuar, si dhe për të përforcuar aftësitë e shoqërisë për ekspozimin e veprave të korrupsionit, e shohim këtë anembanë… Kosova nuk është e vetme në vendet e botës që e ka vënë luftimin e korrupsionit si një listë shumë të rëndësishme të prioriteteve, edhe pse nevojitet ende shumë punë e madhe për ta çrrënjosur korrupsionin këtu dhe në vendet e tjera të botës”, ka thënë ambasadori amerikan.
Hovenier ka thënë se SHBA-të do të vazhdojnë të mbështesin partnerët e shoqërisë civile në luftën kundër korrupsionit./kp/
Lufta Prigozhin - Putin
Më shumëShqiptohen 10 gjoba për dhënien e "Ozempic" pa recetë të mjekut - Spitali i Gjilanit raporton për tre raste me efekte të dyshimta nga përdorimi i tij
Arrestohet një person në Bërnjak, kishte vendosur 50 euro në mesin e dokumenteve gjatë kontrollit në pikën kufitare
Një veturë mbi 5 mijë euro dhe disa para të kursyera, çfarë pasurie ka Drejtori i Përgjithshëm i Policisë, Gazmend Hoxha?
Përleshje fizike mes dy personave në Prishtinë, një polic lëndohet gjatë intervenimit për t'i vënë në kontroll
A po e kushtëzon Sllovenia Kosovën me Asociacion për t'u bërë pjesë e Këshillit të Evropës - flet presidentja Pirc Musar
Tahiri: Kurti të jap shpjegim pse Serbia mbeti e pa ndëshkuar edhe pas rastit në Banjskë
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Më të lexuarat
Grushte të fuqishme dhe hedhje në tokë, turko-gjermani Cinkara e fiton luftën ndaj boksierit kosovar Armend Xhoxhaj
Xhensila Myrtezaj rrëzohet në skenë, në nisje të performancës: Uroj të mos e keni kapur këtë
Njësiti special serb “Kobra” dyshohet të jetë pjesë e trajnimeve të grupeve terroriste pranë kufirit me Kosovën
Ish-legjenda e Liverpoolit tregon ‘arsyen e vetme’ që çoi tek përplasja e Salahut me Kloppin
NASA dhe Nokia po dërgojnë rrjetin 4G në hapësirë - çfarë do të thotë kjo për njerëzimin?
Pamje të reja nga përplasja e Salahut me Kloppin tregojnë saktësisht se çfarë ka ndodhur