Ambasadori amerikan në Kosovë, Jeffrey Hovenier ka prezantuar një biografi të tij, ndërsa ka thënë se është i përulur nga besimi që presidenti Bajden dhe sekretari Blinken i kanë dhënë për të udhëhequr misionin e SHBA-së në Kosovë për të vazhduar punën e tij të rëndësishme në forcimin e lidhjeve tashmë të forta ndërmjet dy vendeve.
Ambasadori amerikan thekson se të arriturat e Kosovës përgjatë 13 viteve të shkurta janë thjeshtë mrekulli – një demokraci e gjallë, ekonomi e aftë, si dhe lidershipin që Kosova e përçon përtej kufijve të saj, por megjithatë sipas tij, ka ende ka punë të pakryera.
Për Hovenier Kosova dhe historia e Kosovës nuk janë të panjohur për të, pasi ka qenë pjesëtar i delegacionit amerikan në procesin e Rambujesë, e po ashtu në vitin 2006, ka qenë në ekipin e OKB-së, të udhëhequr nga i dërguari i posaçëm, Marti Ahtisari, që ishte përgjegjës për negociatat për statusin.
Lexoni të plotë shkrimin:
“Njoftohuni me Jeff Hovenier, ambasadorin e ri të SHBA-së në Republikën e Kosovës!
Përshëndetje! Unë jam Jeff Hovenier, ambasadori i ri amerikan në Kosovë /Unë sapo kam ardhur në Prishtinë dhe së shpejti do të më bashkohet edhe gruaja ime Laura..
Jam i përulur nga besimi që presidenti Bajden dhe sekretari Blinken ma kanë dhënë për të udhëhequr misionin e SHBA-së në Kosovë për të vazhduar punën e tij të rëndësishme në forcimin e lidhjeve tashmë të forta ndërmjet dy vendeve tona.
Kosova dhe historia e saj nuk janë të panjohura për mua. Gjatë dekadave të fundit, së bashku me kolegët e mi, kam pasur nderin që në funksione të ndryshme të përfaqësoj interesat e SHBA-së në mbrojtjen e popullit të Kosovës, sovranitetit dhe pavarësisë së saj. Në shumë mënyra, unë mishëroj përkushtimin e palëkundur të Shteteve të Bashkuara të Amerikës përgjatë dekadave ndaj juve dhe vendit tuaj.
Në vitin 1999, përderisa po punoja në misionin e SHBA-së në OSBE, shërbeva si pjesëtar i delegacionit amerikan në procesin e Rambujesë.
Gjithashtu, në vitin 2006, kam qenë në ekipin e OKB-së, të udhëhequr nga i dërguari i posaçëm, Marti Ahtisari, që ishte përgjegjës për negociatat për status.
Më vonë gjatë karrierës sime, në Këshillin Kombëtar të Sigurisë së Shtëpisë së Bardhë, kam punuar në politikat e SHBA-së për Ballkanin Perëndimor, përfshirë ato për normalizimin e marrëdhënieve Kosovë-Serbi.
Bashkëshortja ime dhe unë, bashkë me vajzën tonë më të vogël, Julia, për herë të fundit e vizituam Prishtinën në 2018-n, përderisa Kosova po e festonte 10-vjetorin e pavarësisë.
Edhe pse jam krenar për rolin që e kam luajtur në mbështetjen e popullit të Kosovës, jam edhe më i ngazëllyer se çka mund të arrijmë së bashku për të ardhmen e Kosovës.
Të arriturat e Kosovës përgjatë 13 viteve të shkurta janë thjeshtë mrekulli – një demokraci e gjallë, ekonomi e aftë, si dhe lidershipin që Kosova e përçon përtej kufijve të saj.
Megjithatë, ende ka punë të pakryera.
Ja premtimi im para jush – duke punuar me udhëheqësit qeveritarë, aktivistët e shoqërisë civile dhe gjithë popullin e Kosovës, ekipi im dhe unë do të vazhdojmë të avokojmë për interesat dhe vizionin tonë të përbashkët:
Një Kosovë plotësisht të angazhuar dhe të integruar në rajon dhe në institucionet evropiane dhe euro-atlantike, me marrëdhënie të përmirësuara, të normalizuara me fqinjët e saj;
Një Kosovë me institucione publike të qëndrueshme, të besueshme dhe efikase që ofrojnë shërbime, ndajnë drejtësi, i mbrojnë të drejtat dhe liritë e të gjithë kosovarëve; dhe
Një Kosovë me ekonomi të qëndrueshme, dinamike që tërheq investime, mbron mjedisin dhe mban në vend talentin inovativ.
Më lejoni t’ju flas pak për veten time. Me origjinë jam nga Bellingam, Uashington në Bregun Perëndimor të Shteteve të Bashkuara. Bashkëshortja ime, Laura, është nga Merilendi në Bregun Lindor.
Si familje diplomatësh, i kemi rritur katër fëmijët tanë: Helen, Peter, Megan dhe Julia nëpër tërë botën dhe kemi pasur nderin të jetojmë në shumë vende të jashtëzakonshme dhe mikpritëse: Turqi, Gjermani, Kroaci, Greqi, Panama, Paraguaj, Peru, Austri dhe natyrisht, në Uashington D.C.
Edhe pse fëmijët tanë tashmë janë të rritur dhe të zënë duke krijuar familje e duke ndërtuar karrierë, e gjithë familja ime, përfshirë edhe gjashtë, e së shpejti shtatë nipërit e mbesat, vazhdon të krijojë kujtime që i ndajmë së bashku. Këto përvoja na mbajnë bashkë, madje edhe kur oqeanet na ndajnë.
Në të gjitha vendet ku kemi jetuar, kujtimet tona më të gjalla nuk janë për politikën apo politikat, por për lidhjet që i kemi vënë, për vendet që i kemi hulumtuar, traditat e reja që i kemi përqafuar dhe mozaikun e ndjenjave, muzikës, ngjyrave dhe shijeve që i kemi shijuar.
Laura dhe unë jemi tepër të lumtur që Kosova do të bëhet shtëpia jonë dhe mirëpresim mundësitë që të eksplorojmë bukurinë e pasur natyrore të saj, të përqafojmë mikpritjen tuaj të ngrohtë, të mësojmë më shumë për traditat dhe kulturat e ndryshme, të shkëmbejmë muzikë dhe ta shijojmë ushqimin e mrekullueshëm.
Ju faleminderit që na keni mirëpritur në shtëpinë tonë të re. Faleminderit shumë!. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika

Policia vazhdon me kontrolle, shqiptoi 2045 gjoba gjatë fundjavës

A pati mosrespektim të aftave nga PZAP lidhur me kërkesën për anulimin e votave me postë? Përgjigjet drejtori i Sekretariatit të KQZ-së

Siljanovska-Davkova nënshkruan dekretin për tërheqjen e nëntë ambasadorëve

Pejani vendosi dy GPS në veturën e të dashurës dhe shpërndau fotografi denigruese në emër të saj – kërkohet paraburgim

KQZ vendos për rinumërimin e 50 kutive të votimit

Rama tregon pse u mbulua monumenti i Skënderbeut në Tiranë

Vizita e Rutte në Kosovë – policia me masa të shtuara të sigurisë për delegacionin e NATO-s

Zgjedhjet e 11 Majit, Rama: Mund të mos jem fare në listën e kandidatëve për deputetë

Driton Selmanaj kërkon rinumërim të përgjithshëm të votave dhe përsëritje të votimit të diasporës

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
Më të lexuarat

Erion Veliaj përgjigjet nga paraburgimi: Kam një jetë që punoj krah Edit, PS po mban qëndrimin e duhur

Si kërcënimet e Trump kanë ndryshuar gjithçka në politikën e Kanadasë

Mark Carney fiton garën për të pasuar Justin Trudeau si kryeministër i Kanadasë

Kurdisja e tenderit: Audioincizime se si kryeshefi i KRU "Gjakova" u përfshi në negociata për një tender të ndërmarrjes

Kompensimi për punën e fundjavës që nga 2010 në ligj, tek tash pritet të nis zbatimi

Ukraina nënshkruan marrëveshje me prodhuesin e IRIS-T për të trefishuar sistemin e mbrojtjes ajrore dhe furnizimet me raketa