LAJMI I FUNDIT:

Ambasadori amerikan: Qeveria nuk duket se po punon në partneritet me ne

Ambasadori amerikan: Qeveria nuk duket se po punon në partneritet me ne

Ambasadori i Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Kosovë, Jeffrey Hovenier, ka kritikuar Qeverinë në lidhje me vendimin i cili ndalon qarkullimin e dinarit serb.

Në një adresim për media të enjten, ai ka thënë se situata me dinarin ka ndikuar në partneritetin e SHBA-së me Kosovën, ndërsa ka shtuar se kërkesa e tyre është që të shtyhet zbatimi i këtij vendimi.

Diplomati amerikan mes tjerash është shprehur se “Qeveria nuk duket se po punon në partneritet me SHBA-në”.


Hovenier: Mesazhi i O’Brien ka qenë shumë i qartë - dinari ka ndikuar në raportet me Kosovën
Lexo po ashtu Hovenier: Mesazhi i O’Brien ka qenë shumë i qartë - dinari ka ndikuar në raportet me Kosovën

“Ne do të shpresonim që Qeveria dhe kryeministri Kurti do të angazhohen si partner që ta zgjidhim këtë çështje së bashku, në vend se të ndërmarrin veprime të njëanshme dhe në të kundërtën e asaj që kemi kërkuar. Jemi të shqetësuar që Qeveria dhe kryeministri Kurti nuk e kanë bërë këtë. Çfarëdolloj deklarimi se gjërat janë në rregull dhe se marrëdhëniet tona vazhdojnë, nuk janë të vërteta. Jemi të brengosur”.

“Nuk duam të jemi në këtë rrethanë. SHBA-të përkushtohen për popullin e Kosovës dhe të shtunën do të festojmë përvjetorin e pavarësisë së Kosovës. Gjithsesi se do të jem i pranishëm për të festuar atë që kemi arritur se bashku. Por, kjo nënvizon prapë atë se sa problematik është ky moment. Qeveria nuk duket se po punon në partneritet me ne”, ka thënë Hovenier.

Ai ka shtuar se SHBA-ja ka shqetësime domethënëse për Rregulloren e Bankës Qendrore të Kosovës (BQK).

“Një nga zyrtarët më të lartë amerikan, James O’Brien e bëri të qartë dhe mesazhi im është i qartë – SHBA-ja ka shqetësime domethënëse për zbatimin e Rregullores së BQK-së. Shqetësimet i kemi thënë në publik dhe privat”, ka deklaruar ambasadori amerikan. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Më të votuarit e LDK-së nga 60 për qind të votave të numëruara

Më të votuarit e LDK-së nga 60 për qind të votave të numëruara

Lajme
Prokuroria Speciale kërkesë gjykatës për të urdhëruar Kurtin të paraqitet për të dëshmuar në prokurori

Prokuroria Speciale kërkesë gjykatës për të urdhëruar Kurtin të paraqitet për të dëshmuar në prokurori

Drejtësi
Kjo është lista e përditësuar me votat e kandidatëve për deputetë të PDK-së

Kjo është lista e përditësuar me votat e kandidatëve për deputetë të PDK-së

Lajme
Kryeziu: Konsullata e Kosovës në Shtutgart bëri skandal pasi organizoi përvjetorin e pavarësisë në qendrën islame

Kryeziu: Konsullata e Kosovës në Shtutgart bëri skandal pasi organizoi përvjetorin e pavarësisë në qendrën islame

Lajme
Prindërit e një shkolle në Prishtinë shtyjnë nxënësit të bojkotojnë mësimin, kërkojnë largimin e nxënëses autike

Prindërit e një shkolle në Prishtinë shtyjnë nxënësit të bojkotojnë mësimin, kërkojnë largimin e nxënëses autike

Arsim
Ymeri: Ka njerëz që bëhen deputet pa i parë asnjëherë në publik

Ymeri: Ka njerëz që bëhen deputet pa i parë asnjëherë në publik

Lajme
Kalo në kategori