LAJMI I FUNDIT:

Hovenier për Asociacionin: Ekziston një urgjencë, ka kërkesë që gjërat të lëvizin shpejt

Hovenier për Asociacionin: Ekziston një urgjencë, ka kërkesë që gjërat të lëvizin shpejt

Ambasadori amerikan në Kosovë, Jeffrey Hovenier, ka kërkuar sërish që me urgjencë të bëhen hapa në drejtim të formimit të Asociacionit të Komunave me shumicë serbe.

Në një intervistë për Atlantic Council, Hovenier ka thënë se draft-statuti i prezantuar ditë më parë nga Bashkimi Evropian “përputhet me vendimin e Gjykatës Kushtetuese”, dhe se “nuk krijon autoritete ekzekutive apo kompetenca për Asociacionin”.


Pa kompetenca ekzekutive dhe fjalën e fundit e jep Gjykata Kushtetuese – e gjitha çfarë tha ambasadori Hovenier për Asociacionin
Lexo po ashtu Pa kompetenca ekzekutive dhe fjalën e fundit e jep Gjykata Kushtetuese – e gjitha çfarë tha ambasadori Hovenier për Asociacionin

“Duhet të jetë në përputhje me vendimet e Gjykatës Kushtetuese. Nuk duhet të ketë kompetenca ekzekutive. Kjo nuk është krahinë autonome brenda Kosovës. Ekziston një urgjencë, ka kërkesë që gjërat të lëvizin shpejt. Nuk ka të bëjë vetëm me Asociacionin, ka të bëjë me zbatimin e plotë të të gjitha obligimeve që i kanë Kosova dhe Serbia në Marrëveshjen Bazë dhe Aneksin e Ohrit. Jemi duke punuar me Qeverinë e Kosovës që gjërat të ecin para”, ka thënë ambasadori amerikan.

Për Asociacionin Hovenier është deklaruar edhe të enjten në konferencë për media në Prishtinë, ku ka thënë se fjalën e fundit për këtë draft duhet ta japë Gjykata Kushtetuese e Kosovës.

“Draft-statuti është prezantuar nga Bashkimi Evropian me prezencë të Shteteve të Bashkuara të Amerikës. Është konsideruar që është në respektim të plotë me Kushtetutën e Kosovës. Nuk duhet të kërkohen ndryshime kushtetuese. Nuk duhet të ketë kompetenca ekzekutive. Nuk duhet të ketë nivel shtesë të pushtetit. Ne besojmë se ky draft-statut që i është dorëzuar Qeverisë së Kosovës, i përmbush të gjitha këto kritere dhe besojmë se është shkruar në një mënyrë që është në përputhje me Kushtetutën e Kosovës”.

“Siç ka thënë edhe kryeministri Albin Kurti në Kuvendin e Kosovës, kjo duhet të shqyrtohet nga Gjykata Kushtetuese para se të hyjë në fuqi”, ka deklaruar ambasadori amerikan.

I pyetur pse drafti nuk është bërë publik, ai ka thënë se nuk ka asgjë sekrete, mirëpo këto janë vetëm çështje diplomatike në të mirë të procesit. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
QUINT-i dhe BE-ja reaguan për moslejimin e vizitës së tij, Musliu publikon deklaratën e partiarkut serb ku dezinformon rreth Kosovës

QUINT-i dhe BE-ja reaguan për moslejimin e vizitës së tij, Musliu publikon deklaratën e partiarkut serb ku dezinformon rreth Kosovës

Lajme
Bislimi e cilëson të dështuar takimin për dinarin në Bruksel

Bislimi e cilëson të dështuar takimin për dinarin në Bruksel

Lajme
Nënsekretarja amerikane në Beograd, thekson rëndësinë e përparimit drejt normalizimit të marrëdhënieve Kosovë – Serbi

Nënsekretarja amerikane në Beograd, thekson rëndësinë e përparimit drejt normalizimit të marrëdhënieve Kosovë – Serbi

Lajme
PDK i hap rrugë kalimit të marrëveshjeve ndërkombëtare, zotohet se do t’i votojë në Kuvend

PDK i hap rrugë kalimit të marrëveshjeve ndërkombëtare, zotohet se do t’i votojë në Kuvend

Lajme
Aksident me vdekje në Rrugën e Kombit, arrestohet 27-vjeçari nga Prishtina

Aksident me vdekje në Rrugën e Kombit, arrestohet 27-vjeçari nga Prishtina

Lajme
Ministria e Jashtme e Shqipërisë thërret ambasadorin serb, kërkohen sqarime për deklaratat e Vulinit

Ministria e Jashtme e Shqipërisë thërret ambasadorin serb, kërkohen sqarime për deklaratat e Vulinit

Lajme
Kalo në kategori