Rebelët Houthi të Jemenit deklaruan se kishin drejtuar një raketë balistike hipersonike në një objektiv ushtarak të paidentifikuar.
Tani bëhet e ditur se rreth 16 persona u plagosën nga xhamat e thyer pasi raketa e lëshuar nga Jemeni goditi lagjen Jaffa të qytetit izraelit të Tel Avivit.
Ndërsa 14 të tjerë pësuan lëndime të lehta duke nxituar drejt strehimoreve kur ranë sirenat e sulmit.
Siç raportohet, sulmi vjen pasi sulmet ajrore izraelite në kryeqytetin e Jemenit të kontrolluar nga Houthi, Sanaa, dhe qytetin port Hodeida vranë të paktën nëntë persona të enjten.
Sulmet izraelite ishin në përgjigje të një rakete me rreze të gjatë veprimi Houthi që goditi një ndërtesë shkolle në Izraelin qendror, shkruan euronews, përcjell Telegrafi.
Houthit pretenduan gjithashtu një sulm me dron që synonte një objektiv ushtarak të paspecifikuar në Izraelin qendror të enjten.
Ushtria izraelite njoftoi se Houthit e mbështetur nga Irani kanë lëshuar më shumë se 200 raketa dhe drone gjatë luftës Izrael-Hamas në Gaza.
Gjithashtu, ata kanë sulmuar anijet në Detin e Kuq dhe Gjirin e Adenit dhe thonë se nuk do të ndalen derisa të ketë një armëpushim në Gaza.
Ndryshe, sulmet izraelite të enjten shkaktuan “dëm të konsiderueshëm” në portet e kontrolluara nga Houthit në Detin e Kuq që do të çojnë në “reduktimin e menjëhershëm dhe të ndjeshëm të kapacitetit të portit”, sipas zëdhënësit të OKB-së, Stephane Dujarric.
Porti Hodeida ka qenë kyç për dërgesat e ushqimit në Jemen në luftën e tij civile dhjetëvjeçare.
Sekretari i Përgjithshëm i OKB-së, Antonio Guterres paralajmëroi se sulmet e të dyja palëve rrezikojnë përshkallëzim të mëtejshëm në rajon. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika

Trump “sfidon” Kushtetutën e SHBA-së: Më tregoni ju, a duhet të kandidoj edhe për një mandat?

Drejt Planetit të Kuq: A mund t’i dërgojë SHBA njerëzit në Mars në mandatin e dytë të Trumpit?

Trump tërhiqet nga ideja për ta marrë Gazën: Plani im funksionon, por nuk do ta imponoj

Trump tërhiqet nga ideja për ta marrë Gazën: Plani im funksionon, por nuk do ta imponoj

Vuçiq u mbështet nga një vajzë e cila u prezantua si studente, por doli se ajo nuk ishte studente

“Kapacitet që nuk e kishte më parë” - në Gjermani fillon puna për sistemin e mbrojtjes raketore të prodhuar nga Izraeli

Milan Radoiçiq po zgjeron perandorinë në Serbi - pasurinë po ia transferon gruas, bizneset partnerëve besnik

Drejt Planetit të Kuq: A mund t'i dërgojë SHBA njerëzit në Mars në mandatin e dytë të Trumpit?

Trump: Putin dhe Zelensky duhet të punojnë së bashku

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!

25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Më të lexuarat

Haki Abazi thyen heshtjen pas zgjedhjeve: Momenti të ngrihemi mbi vogëlsinë individuale

Transferim rekord në histori të futbolli: Arabia Saudite shkon te Real Madridi me ofertë të re për Viniciusin

Ylli i Udineses mori përsipër penalltinë pa pëlqimin e ekipit – realizoi, por askush nuk festoi me të

Trump tërhiqet nga ideja për ta marrë Gazën: Plani im funksionon, por nuk do ta imponoj

Uka: Maurizio Salustro na kërkoi 500 mijë euro, ose përfundonim 54 vjet dënim burg

Rozana fsheh “Valixhen e Tundimeve” teksa Gjesti shpërndan biletat e fatit