LAJMI I FUNDIT:

Hoti: Do të pamundësojmë vazhdimin e qeverisjes së vendit nga ata që shkelën Kushtetutën (Video)

Hoti: Do të pamundësojmë vazhdimin e qeverisjes së vendit nga ata që shkelën Kushtetutën (Video)

Shefi i Grupit Parlamentar të LDK-së, Avdullah Hoti, ka thënë se pas vendimit të Kushtetueses dialogu merr një drejtim tjetër.

Hoti, në një intervistë për “Dossier D” në RTV Dukagjini, ka thënë se këta që kanë shkelur kushtetutën duhet të japin dorëheqje dhe t’u hapin rrugë zgjedhjeve të parakohshme.


“Sot Gjykata e ka vulosur se Ligji për dialogun është jo kushtetues dhe gjithashtu e ka sqaruar se kush ka të drejtë të udhëheq me dialogun që është në përputhje me qëndrimin tonë qysh nga dita e parë. Dialogu udhëhiqet vetëm nga një Qeveri legjitime”.

Shefi i Grupit Parlamentar të LDK-së ka thënë se nuk mjafton dorëheqja e Shpend Ahmetit dhe anëtarëve të tjerë të PSD-së nga Ekipi Negociator, por duhet dorëheqja e Qeverisë.

“Kolegët opozitarë të PSD-së duhet të kërkojnë publikisht falje sepse kanë shkelur Kushtetutën”, tha ai, përcjell Telegrafi.

Ai ka thënë se nëse PSD do të kishte qëndruar në qëndrimet opozitare tashmë zgjedhjet e reja do të ishin mbajtur.

Pas vendimit të Gjykatës Kushtetuese, Hoti ka thënë se opozita do t’i shqyrtojë të gjitha veprimet kushtetuese “për të pamundësuar vazhdimin e qeverisjes së vendit nga një qeveri që ka shkelur Kushtetutën”.

Deputeti i LDK-së ka thënë se mocioni mbetet në tavolinë, por tashmë është krijuar një momentum i ri pas vendimit të Gjykatës Kushtetuese./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
KSHZ publikon rezultatet e para përfundimtare, këto janë rezultatet

KSHZ publikon rezultatet e para përfundimtare, këto janë rezultatet

Politikë
Arrestohen 17 persona në Serbi, falsifikonin dokumente të pronave të serbëve për shqiptarët nga Kosova

Arrestohen 17 persona në Serbi, falsifikonin dokumente të pronave të serbëve për shqiptarët nga Kosova

Lajme
Bujar Osmani shpall fitore: Dallimi është mbi 40 mijë vota ndaj Taravarit

Bujar Osmani shpall fitore: Dallimi është mbi 40 mijë vota ndaj Taravarit

Politikë
Del rezultati përfundimtar në Gostivar, këto janë rezultatet

Del rezultati përfundimtar në Gostivar, këto janë rezultatet

Politikë
Iu mori shokëve një milion euro duke mashtruar për vetëvrasje:

Iu mori shokëve një milion euro duke mashtruar për vetëvrasje: "Unë po i jap fund jetës, amanet gruan dhe dy djemtë"

Lajme
Zgjedhjet në RMV, Abdixhiku: Sikur shqiptarët të bëheshin bashkë me një kandidat, sot do të ishin në balotazh

Zgjedhjet në RMV, Abdixhiku: Sikur shqiptarët të bëheshin bashkë me një kandidat, sot do të ishin në balotazh

Lajme
Kalo në kategori