Përgjatë vizitës zyrtare dy ditore në Mal të Zi, zëvendësministri i Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Rexhep Hoti, sot pati një takim me ministrin për të Drejtat e Njeriut dhe të Pakicave, Mehmed Zenka (Unioni Demokratik Shqiptar), i cili ishte i shoqëruar nga zëvendësministri Leon Gjoka (PDS).
Takimi u zhvillua në një atmosferë shumë të përzemërt ku u bisedua për hapësirën që zënë liritë dhe të drejtat e njeriut si dhe pakicat kombëtare për të dyja vendet, si vlera të çmuara mbi të cilat ndërtohet edhe bashkëpunimi ynë strategjik për të ardhmen.
Ministri, Mehmed Zenka, e shpalosi qëndrimin e ministrisë që ai përfaqëson në qeverinë malazeze, si dhe rolin që kanë pakicat dhe të drejtat e njeriut në Malin e Zi. Ai u përqendrua me theks të veçantë në avancimin e të drejtave dhe të lirive të shqiptarëve në Malin e Zi, në të gjitha rrafshet institucionale, në të gjithë sektorët privat e publik. Shprehu qëndrimin e palëkundur se vetëm në disa muaj të kësaj qeverisje, është bërë më shumë për shqiptarët e Malit të Zi se sa vite më parë.
Zëvendësministri Hoti e falënderoi ministrin Zenka për pritjen e ngrohtë dhe bashkëpunimin ndërmjet të dyja vendeve, me theks të veçantë, në mundësinë e avancimit të bashkëpunimit në fushën e kulturës, rinisë e të sportit.
Ai e njoftoi ministrin Zenka se dikasteri që ai përfaqëson është i gatshëm të rrisë bashkëpunimin me qeverinë e Malit të Zi, sidomos pas nënshkrimit të Marrëveshjes Bilaterale të Bashkëpunimit kulturor ndërmjet MKRS-së dhe Ministrisë së Kulturës së Malit të Zi, e cila pritet të ndodhë shumë shpejt.
Në anën tjetër, ministri Zenka e njoftoi zëvendësministrin Hoti për punën që është bërë në ndryshimin e Ligjit për të drejtat dhe liritë e pakicave në Mal të Zi, ku parashihet edhe zyrtarizimi i gjuhës së pakicave në të gjitha komunat ku ato përbëjnë 5% të popullsisë. Kjo përqindje është marrë parasysh veçmas për shqiptarët, sepse një kuotë e tillë e përqindjes i favorizon ekskluzivisht ata.
Sipas këtij projektligji i cili ka kaluar nga qeveria për në parlament, gjuha shqipe, përveç në Ulqin, Tuz dhe Plavë, pritet të bëhet gjuhë zyrtare edhe në Rozhajë e Tivar. Në shenjë respekti e falënderimi për avancimin e çështjes së pakicave kombëtare në Malin e Zi, Ministri Zenka ia dhuroi zëvendësministrit Hoti një kopje të projektligjit të miratuar në qeverinë malazeze për pakicat.
Përgjatë takimit, zëvendësministri Hoti foli edhe për mundësinë e bashkëpunimit edhe në fushat tjera të arsimit, të turizmit dhe investime me peshë kulturore, për çka ministri Zenka kërkoi që investitorët e Kosovës të jenë më shumë të pranishëm në pjesët bregdetare, si dhe në thellësinë e Malësisë ku ka shumë mundësi për turizëm kulturor dhe turizëm në përgjithësi.
Zëvendësministri Hoti bëri një vështrim edhe për avancimin e komunitetit malazez në Kosovë dhe e njoftoi ministrin Zenka se Qeveria e Kosovë e ka miratuar Strategjinë pesëvjeçare për afirmimin dhe integrimin e komunitetit malazez, si dhe tash është duke u punuar në planin për implementim ku do të ndihmohet ky komunitet në të gjitha fushat, deri në mbështetjen financiare prej ministrive përkatëse për punësim dhe prosperitet të komunitetit në fjalë. /Telegrafi/
Lufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika
Pendarovski dhe Siljanovska vazhdojnë fushatën, kërkojnë mbështetje në rrethin e dytë të zgjedhjeve presidenciale
Gjykata Speciale, përfundon dëshmia e dëshmitarit të 60-të, gjykimi në ndaj Thaçit dhe të tjerëve rinis më 6 maj
Kosova pranë anëtarësimit në KiE, Bakoyannis: Asnjë kandidati nuk i janë kërkuar kaq shumë reforma
Hyn në fuqi marrëveshja, Shqipëria dhe Kosova heqin kontrollet në kufij për nëntë muaj
Hapet segmenti tre kilometra që lidhet me Urën e Kukësit, ura hapet plotësisht brenda qershorit
Kurti takon tri nënkryetaret serbe, konsultohet për lirinë e asocimit të komunave në veri
Cameron flet për vizitën e tij në Kosovë, tregon se çfarë i tha sekretarit të NATO-s lidhur me KFOR-in
SBAShK i kërkon Qeverisë dialog dhe rritje të pagave për së paku 30% – paralajmëron veprime tjera sindikale
Pas skandalit në TikTok, Policia kërkon ndihmë për kapjen e shtetasit të Shqipërisë, i cili ndodhet në një burg në Francë
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Më të lexuarat
Harry Kane i përgjigjet incidentit të penalltisë me Jude Bellingham me një përgjigje të qartë
Ancelotti tregohet i sinqertë për lojën që bëri Bayerni përballë Realit
Tchouameni ndërpreu Mullerin në intervistë, krijohet situatë qesharake mes dyshes
Tifozja shqiptare e mbështjellur me flamurin kombëtar në tribunat e Allianz Arenas për ndeshjen Bayern-Real
Kosova në KiE dhe rezoluta për Srebrenicën, mediat rajonale: Vuçiq e pranoi zyrtarisht humbjen
Peci: Nëse draft-statuti nuk dërgohet në Kushtetuese, procesi i anëtarësimit të Kosovës në KiE nuk do të hyjë as në rend të ditës