LAJMI I FUNDIT:

Hoti: Qeveria po shpenzon paranë publike pa asnjë kriter ligjor

Hoti: Qeveria po shpenzon paranë publike pa asnjë kriter ligjor

Qeveria ka ngecur në reforma ekonomike dhe po bënë shpenzimin e parasë publike pa përfillur asnjë kriter ligjor.

Kështu ka thënë shefi i Grupit Parlamentar të Lidhjes Demokratike të Kosovës, Avdullah Hoti gjatë një takimi me shefen e Misionit të Fondit Monetar Ndërkombëtar për Kosovën, Stephanie Eble.


Hoti dhe Eble kanë biseduar për stabilitetin fiskal të vendit dhe për buxhetin për vitin 2019.

“Gjatë takimit, Hoti informoi përfaqësuesit e Misionit të Fondit Monetar Ndërkombëtar për zhvillimet ekonomike dhe politike në vend. Po ashtu, temë bisede ishte edhe stabiliteti fiskal i vendit si dhe Buxheti për vitin 2019. Me këtë rast, Hoti ngriti shqetësimet e tij dhe të Lidhjes Demokratike të Kosovës lidhur me shpenzimet e parasë publike nga ana e Qeverisë pa përfillur asnjë kriter ligjor, si dhe për stagnimin e reformave ekonomike dhe të skemave sociale. Hoti gjithashtu siguroi Eble se si Grup Parlamentar do të kujdesen për stabilitetin financiar të Kosovës”, thuhet në njoftimin e LDK-së, përcjell Telegrafi.

Eble ka vlerësuar lartë për përmirësimin e kushteve ekonomike në vend.

“Shefja e Misionit për Kosovë, Stephanie Eble e vlerësoi lart përkushtimin e Hoti së bashku me anëtaret e tjerë të Grupit Parlamentar të LDK- së për punën në përmirësimin e kushteve ekonomike ne vend si dhe për politika konstruktive karshi partnerëve ndërkombëtarë posaçërisht karshi Fondit Monetar Ndërkombëtar”, përfundon njoftimi. /Telegrafi/

Në trend Ekonomi

Më shumë
N’BAU krejt i gjen me zbritje këtë javë!

N’BAU krejt i gjen me zbritje këtë javë!

Bau Market
Fito udhëtim në çift me IP Petrol!

Fito udhëtim në çift me IP Petrol!

IP Petrol
Respekti dhe vlerësimi i punëtorëve refletojnë në suksesin e Emona Center

Respekti dhe vlerësimi i punëtorëve refletojnë në suksesin e Emona Center

Emona Center
Relaksim në përjetësi, me “Holiday In 2” t’gjitha i ki

Relaksim në përjetësi, me “Holiday In 2” t’gjitha i ki

Edil Project
Kurti prezanton planin e reformave për zhvillimin socio-ekonomik të Kosovës, përfshihen pesë fusha kryesore

Kurti prezanton planin e reformave për zhvillimin socio-ekonomik të Kosovës, përfshihen pesë fusha kryesore

Ekonomi
Klinika Amerikane “Dr. Behar Kusari” për herë të parë sjellë në rajon trajtimin pa dhimbje me Laser të Hemorroideve, Fistulave dhe Sinuseve Pilonidalis

Klinika Amerikane “Dr. Behar Kusari” për herë të parë sjellë në rajon trajtimin pa dhimbje me Laser të Hemorroideve, Fistulave dhe Sinuseve Pilonidalis

American Clinic
Kalo në kategori