LAJMI I FUNDIT:

​Hoti: Pritet rritje e numrit të infektimeve, do të ketë shtrëngim të masave

​Hoti: Pritet rritje e numrit të infektimeve, do të ketë shtrëngim të masave

Kryeministri Avdullah Hoti ka paralajmëruar se në javët e ardhshme mund të ketë një rritje të numrit të rasteve të reja me COVID-19 në Kosovë dhe si rezultat i kësaj pritet edhe shtrëngimi i masave.

Paralajmërimi i Hotit vjen në kohën kur Kosova vazhdon të shënojë raste të reja me viktima si pasojë e sëmundjes së rrezikshme.


Vetëm në 24 orët e fundit janë konfirmuar dy viktima dhe 49 raste të reja me coronavirus.

“Rreziku nga një valë re e Covid-19 në Kosovë është shumë i madh. Në dy javët e fundit, numri i të prekurve ka qenë në rënie, me rreth 30 raste aktive për çdo 100 mijë banorë. Por, parashikimet janë se ky numër shpejt mund të kalojë shifrën prej 50, dhe atëherë sipas protokolleve duhet shtrënguar masat, siç po ndodh në shumicën e vendeve të BE-së”, tha Hoti.

Kryeministri tha se qytetarët duhet të kenë mirëkuptim për shtrëngimin e masave, që përfshijnë ndërprerje të tubimeve të mbyllura, kufizime të çdo aktiviteti ku mblidhen qytetarët, kontroll rigoroz i shkollave për përmbushje të masave për mbrojtjen nga COVID-19 dhe masa të tjera.

“Brenda javës së fundit është shtuar me 30% numri i hospitalizimeve. Në anën tjetër, nxënësit që kanë rezultuar pozitivë me Covid-19 si përqindje e numrit të nxënësve të testuar është i lartë, që është rrezik serioz i përhapjes së virusit. Prandaj, të gjithë duhet të kemi mirëkuptim për shtrëngimin e masave në javët në vijim, që përfshijnë ndërprerje të tubimeve të mbyllura, kufizime të çdo aktiviteti ku mblidhen qytetarë, kontroll rigoroz i shkollave për përmbushje të masave për mbrojtjen nga covid-19 dhe masa të tjera”, theksoi Hoti.

Ai tha në fund se inspektoratet dhe institucionet e tjera mbështetëse, qendrore dhe lokale, do të përgatisin planet e tyre të veprimit për të mbikëqyrë zbatimin e masave, njofton Telegrafi.

Në trend Lajme

Më shumë
U tregua e ashpër ndaj Vuçiqit në Këshill të Sigurimit - reagime të shumta në mbështetje të përfaqësues së Maltës

U tregua e ashpër ndaj Vuçiqit në Këshill të Sigurimit - reagime të shumta në mbështetje të përfaqësues së Maltës

Lajme
Osmani organizoi pritje për përfaqësues të vendeve partnere të Kosovës pas takimit të Këshillit të Sigurimit të OKB-së

Osmani organizoi pritje për përfaqësues të vendeve partnere të Kosovës pas takimit të Këshillit të Sigurimit të OKB-së

Lajme
Momenti kur Osmani i thotë Vuçiqit

Momenti kur Osmani i thotë Vuçiqit "Shihi në sy dhe kërkoju falje katër viktimave të krimeve serbe"

Lajme
Momenti kur vetura “fluturon” në Veternik dhe përplaset në një pompë derivatesh

Momenti kur vetura “fluturon” në Veternik dhe përplaset në një pompë derivatesh

Kronika e Zezë
Kryesuesja në KS të OKB-së përplaset ashpër me Vuçiqin për minutat e fjalimit

Kryesuesja në KS të OKB-së përplaset ashpër me Vuçiqin për minutat e fjalimit

Lajme
Dështimi i procesit të votimit në veri, BE-ja nuk jep afat kur do të hiqen masat ndaj Kosovës

Dështimi i procesit të votimit në veri, BE-ja nuk jep afat kur do të hiqen masat ndaj Kosovës

Jehona Hulaj
Kalo në kategori