LAJMI I FUNDIT:

Hoti: Prishtina me 23.3 mln euro suficit si pasojë e dembelisë dhe mosdijes së udhëheqjes

Hoti: Prishtina me 23.3 mln euro suficit si pasojë e dembelisë dhe mosdijes së udhëheqjes

Shefi i Grupit Parlamentar të LDK-së, Avdullah Hoti deklaroi se Komuna e Prishtinës në vitin 2018 ka shpenzuar vetëm 43% mjeteve për investime kapitale, që sipas tij është niveli më i ultë i realizimit të projekteve kapitale krahasuar me të gjitha komunat e Kosovës.

Hoti, përmes një postimi në Facebook, ka thënë se “si rezultat i dembelisë e mosdijes të udhëheqësisë së Komunës për të kryer projektet kapitale, Komuna e Prishtinës ka suficit prej 23.3 milionë euro.


Postimi i plotë i Hotit:

“PRISHTINËS I TEPROJNË 23.3 mil EURO NGA VITET 2017 DHE 2018

Komuna e Prishtinës në 2018 ka shpenzuar vetëm 43% mjeteve për investime kapitale, që është niveli më i ultë i realizimit të projekteve kapitale krahasuar me të gjitha komunat e Kosovës.

Si rezultat i dembelisë e mosdijes të udhëheqësisë së Komunës për të kryer projektet kapitale, Komuna e Prishtinës ka suficit prej 23.3 milion euro.

Prej tyre, 9.5 mil euro janë mjete që nuk janë shpenzuar që nga viti 2017, dhe 13.8 mil euro nga viti 2018.

Sa parqe, rrugë e ndriqim do të ishin kryer me 23.3 mil euro? Sa shkolla do të ishin pajisur me kabinete për punë praktike për nxënës? Sa drunjë do të ishin mbjellë? Sa parkingje do të ishin ndërtuar?

(Këto të dhëna janë nga raporti financiar për 2018 i Qeverisë së Kosocës)”, ka shkruar Hoti. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
“Ka vetu, e ka bo Zoti dritë dhe e kom pa atë njeri”, thotë dëshmitarja për vrasjen e trefishtë në Gllogjan

“Ka vetu, e ka bo Zoti dritë dhe e kom pa atë njeri”, thotë dëshmitarja për vrasjen e trefishtë në Gllogjan

Drejtësi
A do të jetë Kosova vendi i parë në botë me shumicë myslimane që do të mundësojë martesat e së njëjtës gjini, Martens: Me sa duket po

A do të jetë Kosova vendi i parë në botë me shumicë myslimane që do të mundësojë martesat e së njëjtës gjini, Martens: Me sa duket po

Lajme
Në sy të mbesës 8-vjeçare, çifti i të moshuarve nga Kosova arrestohen sapo zbresin në Gjermani

Në sy të mbesës 8-vjeçare, çifti i të moshuarve nga Kosova arrestohen sapo zbresin në Gjermani

Lajme
Gjenden pa shenja jete dy persona, njëri në Fushë Kosovë e tjetri në Prishtinë

Gjenden pa shenja jete dy persona, njëri në Fushë Kosovë e tjetri në Prishtinë

Kronika e Zezë
Von Cramon: Nuk ekziston më arsyeja për masat kufizuese të BE-së ndaj Kosovës

Von Cramon: Nuk ekziston më arsyeja për masat kufizuese të BE-së ndaj Kosovës

Lajme
​Osmani për fjalimin e saj në KS të OKB-së: E kemi thënë të vërtetën

​Osmani për fjalimin e saj në KS të OKB-së: E kemi thënë të vërtetën

Politikë
Kalo në kategori