Kandidatit për kryeministër nga LDK-AKR-Alternativa, Avdullah Hoti, ka thënë të mërkurën në Gjilan se do të jetë i pakompromis për luftimin e korrupsionit, ashtu siç ka dëshmuar në dy vite e gjysmë qeverisje.
“Nuk ka prioritet më të madh të shtetit dhe qytetarëve sesa krijimi i vendeve të reja të punës, krijimi i të ardhurave, stabiliteti i nevojshëm, sundimi i rendit dhe ligjit dhe lufta e pakompromis kundër korrupsionit, ashtu siç e kemi dëshmuar gjatë këtyre viteve. Do t’i plotësojmë të gjitha kushtet për integrim në familjen evropiane, në BE dhe në NATO”, ka thënë Hoti, gjatë një takimi që ka zhvilluar me fermerët e Gjilanit, ku shoqërohej nga kryetari i Gjilanit, Lutfi Haziri.
Hoti ka thënë se do të jetë i pakompromis edhe ndaj atyre që kanë keqpërdorur fondet e dedikuara për sektorin e bujqësisë.
Ai ka thënë se do të bëjë një reformë në menaxhimin e subvencioneve në fushën e bujqësisë, ku rolin primar do ta ketë pushteti lokal.
“Do t’i japim rol shumë të madh komunave në administrimin e fondeve për bujqësinë sepse pushteti lokal e dinë shumë më mirë se kush i punon tokat dhe jo të vendoset për fondet e bujqësisë nga burokratët në Prishtinë”, ka thënë Hoti.
Ai ka paralajmëruar miratimin e një ligji që do t’i kompensojë dëmet që ndodhin në bujqësi.
“Si kryeministër i ardhshëm nuk ka gjë më të rëndësishme sesa t’ju krijojmë njerëzve mundësi për punë për të ardhura të dinjitetshme dhe jetë të qetë në familje. Unë jam i sigurt se pas datës 11 qershor me partnerët e koalicionit do t’i kthejmë shtetit dhe qytetarëve qetësinë e nevojshme për të jetuar në këtë vend”, ka thënë Hoti në Gjilan.
Ai ka shtuar se në dy vitet e kaluara e kemi dyfishuar buxhetin për bujqësinë, ndërsa duke filluar nga janari 2018 qeveria që unë do të drejtojë pas zgjedhjeve do t’i trefishojë subvencionet për sektorin e bujqësisë.
Kryetari i Gjilanit dhe i Degës së LDK-së, Lutfi Haziri, ka thënë se LDK dhe partnerët e koalicionit kanë plane konkrete për zhvillimin e bujqësisë.
“Po rikthehet tradita e punës bujqësore në Gjilan. Punimi i tokave bujqësore në Gjilan po shkon drejt rritjes. LDK dhe partnerët e koalicionit kanë një program detaj dhe politika të qarta buxhetore se si mund të ndihmohet nxitja e kultivimit të kulturave bujqësore në tokat e pëlleshme të Anamoravës”, ka thënë Haziri./Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëZëvendësministri për Kthim: Sot është tentuar të vritet Marko Jablanoviq, sulmuesit i dështoi “Shkorpioni”
Ngriten çmimet e paketave turistike në Shqipëri, operatorët fajin ia lënë kursit të euros
DW: Sinjale alarmi nga Ballkani - po përsëritet historia?
Basha i reagon AGK-së dhe Sekretarit të Federatës Evropiane të Gazetarëve: Jam deputet i pavarur në mendime, Kosova nuk është autokraci
Piu kafenë e mëngjesit me ta dhe më pas u mori jetën, detaje nga vrasja e çiftit në Dropull
Deputeti gjerman, Abraham: Pranimi i Kosovës në Këshillin e Evropës është e vetmja rrugë përpara
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Më të lexuarat
Laporta shumë nervoz pas humbjes me Gironan – ai bërtiti vetëm me pesë fjalë, humbja mund t'i kushtojë miliona euro Barcelonës
Buleshkaj: Vitin e kaluar jemi njoftuar për një politikan që i ka pasë 5 milionë euro në një bankë në Zvicer
Erjolën e hedhin në mes të natës në pishinë, i ekspozohen pjesët intime
Vinicius ironizon me Araujon: Publikon trofetë e fituar nga gjenerata e re e Real Madridit
Tjetër fitore për Ukrainën: Rusia tërheq nga vijat e frontit dhjetëra aeroplanë luftarak
Këto janë vendet ku TikTok tashmë është i ndaluar – dhe nuk janë pak