LAJMI I FUNDIT:

Hoti: Po të isha në vendin e Abdixhikut do të veproja ndryshe për shkarkimin e Veliut

Hoti: Po të isha në vendin e Abdixhikut do të veproja ndryshe për shkarkimin e Veliut

Deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Avdullah Hoti, ka kritikuar Lumir Abdixhikun, kryetarin e këtij subjekti politik, për largimin nga pozita e kryetarit të Degës në Podujevë.

Ai në Klan Kosova ka deklaruar se kjo si formë e veprimit nuk është mënyra e duhur, duke shtuar se kanë nevojë t’i ruajnë njerëzit e LDK-së.


“Kemi pasë disa veprime, të cilat po të isha unë në pozitën e Lumir Abdixhikut nuk do t’i kisha ndërmarrë, siç e kemi rastin e Podujevës. Në këtë rezultat, ajo që kemi nevojë është t’i kemi të gjithë njerëzit rreth tavolinës, mos të themi ti s’ke vend në tavolinë. Kjo si qasje mendoj se është e gabuar, është edhe jo statutare, statuti i LDK-së është i qartë në këtë”.

“Nëse e lexoni statutin e LDK-së, thuhet se kryesia e LDK-së nuk ka kompetencë, për të marrë veprime të tilla, nuk mund të shkarkojë dhe emërojë një kryetar, përveç në situata të jashtëzakonshme, do të thotë kur konstatohet se duhet të merret një veprim i tillë. Sepse statuti thotë se Kuvendi i Degës e zgjedh dhe e shkarkon kryetarin e partisë. Kandidaturat për kryetar të komunave bëhen nga degët në kryesinë qendrore, kryesia qendrore ose i refuzon ato kandidatura”.

“Unë do të veproja ndryshe, ia kam bërë të qartë edhe lidershipit të partisë, sepse kjo nuk është qasja e duhur, sepse duhet t’i kemi të gjithë në tavolinë. Si formë e veprimit nuk është mënyra e duhur, vërtetë kemi nevojë t’i ruajmë njerëzit e LDK-së”.

Hoti ka thënë se Abdixhiku është zgjedhur si i pari i partisë në një fazë jo të mirë të saj, kjo pas rezulatit në zgjedhjet e fundit parlamentare të 14 shkurtit.

“Është shpejtë, e ka marrë udhëheqjen në një situatë bukur të rëndë, pas një rezultati jo të favorshëm. E kemi kaluar situatën kritike të funksionimit si parti demokratike. Këtë e dëshmuam edhe njëherë me Kuvendin që e mbajtëm më 14 mars. Jemi duke punuar të gjithë, po mundohemi ta ndihmojnë në vendimmarrje Abdixhikun. Duhet ta ruajmë atë frymën që e kemi pasë në kryesinë e LDK-së, në strukturat e LDK-së, ka thënë Hoti.

Në trend Lajme

Më shumë
Kurti fton në takim liderët e tri partive opozitare, tregon për çka do të bisedojnë

Kurti fton në takim liderët e tri partive opozitare, tregon për çka do të bisedojnë

Lajme
Rohde: Gjermania do të katërfishojë numrin e ushtarëve në Kosovë

Rohde: Gjermania do të katërfishojë numrin e ushtarëve në Kosovë

Siguri
Gruan në Shqipëri, të dashurën në Greqi! Roan Brahimi u ekzekutua në Athinë sapo u kthye nga Dubai

Gruan në Shqipëri, të dashurën në Greqi! Roan Brahimi u ekzekutua në Athinë sapo u kthye nga Dubai

Lajme
“Ka pas kopjim të madh”, kandidati tregon për parregullsitë gjatë testimit në konkursin për gradimin e policëve

“Ka pas kopjim të madh”, kandidati tregon për parregullsitë gjatë testimit në konkursin për gradimin e policëve

Lajme
Opozita dhe analistët besojnë që Kurti do ta dërgojë Asociacionin në Kushtetuese

Opozita dhe analistët besojnë që Kurti do ta dërgojë Asociacionin në Kushtetuese

Lajme
Kurti fton liderët e tri partive opozitare, Quni thotë se në LDK s’ka disponim për të shkuar në takim

Kurti fton liderët e tri partive opozitare, Quni thotë se në LDK s’ka disponim për të shkuar në takim

Politikë
Kalo në kategori