Koordinatori Nacional për Kulturë, Rini dhe Sport në Qeverinë e Republikës së Kosovës, Rexhep Hoti, ka vizituar sot Shkollën Fillore të Mesme të Ulët “Gjergj Fishta”, në Prishtinë, ku u prit nga drejtoresha e kësaj shkolle Supije Zhitia dhe disa mësimdhënës.
Hoti tha se Programi Nacional për Rininë u realizua me sukses falë angazhimit të drejtorëve të shkollave, mësimdhënësve si dhe vullnetit të nxënësve për të shfaqur njohuritë dhe kreativitetin e tyre.
Ai u nda i kënaqur me përkushtimin e treguar në këtë shkollë për realizimin e garave.
“Jam i fascinuar nga pastërtia, rregullat dhe çdo gjë në këtë shkollë. Kjo më lë të kuptoj se në këtë shkollë punohet shumë. Prej viteve të 80-ta arsimi ka qenë bartësi i të gjitha proceseve të shtet-ndërtimit, prandaj është e rëndësishme që ai të jetë prioritet i secilës qeveri. Programi Nacional për Rininë është hartuar për rreth 316 mijë nxënës të Republikës së Kosovës duke u bazuar në parimet kryesore të tij, gjithë përfshirjen dhe vijueshmërinë. Ky program e plotëson pjesën e aktiviteteve jashtë kurrikulare të procesit mësimor dhe e bënë më atraktive për nxënësit procesin e mësim-nxënies ”, tha Koordinatori Hoti.
Ndërsa, Drejtoresha e kësaj shkolle Supije Zhitia foli rreth zhvillimit të garave në shkollën që ajo udhëheq duke thënë se janë duke u zhvilluar për së mbari.
“Gjatë hartimit të planit të shkollës sonë, ne kemi harmonizuar dhe inkuadruar në të zhvillimin e garave që parashihen në këtë program. Garën e sportit e kemi filluar për së mbari, mirëpo më duhet të përmend se shkolla jonë përballet me problemin e gjendjes jo të mirë të sallës dhe fushës sportive. Mirëpo mësimdhënësit e edukatës fizike, kanë bërë një plan të veprimit për këto gara sipas kushteve që posedojmë”, është shprehur Drejtoresha Zhitia.
Duke folur për programin, ajo i sugjeroi Koordinatorit Hoti, që gara e Debatit të realizohet edhe për nxënësit e klasave të nënta, pasi që kjo garë tashmë zhvillohet në kuadër të Kreativitetit Kulturor dhe Mendimit Kritik vetëm për nxënësit e Shkollave të mesme të larta.
Koordinatori Hoti së bashku me drejtoreshën dhe mësimdhënësit takoi nxënësit që ishin duke zhvilluar aktivitetet sportive.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëFruti i pasionit mbillet në Shkodër - Familja Ndoja nga 1 dynym, sot mbjell 15 hektarë
Çfarë pyetje u bëhen qytetarëve në diasporë për regjistrim?
Kurti merr kundërpërgjigje për kritikat ndaj Prokurorisë Speciale
Anëtarësimi i Kosovës në KiE, cilat janë vendet skeptike që duan fillimisht asociacionin?
Dënohet me 24 vjet burgim prizrenasi, kishte dhunuar seksualisht dy vajza nën moshën 14-vjeçare
Konkursi i dyshimtë i Policisë, IPK: Do t’i verifikojmë informatat
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Më të lexuarat
"E pabesueshme, qesharake, absurde...", reagimet ndaj deklaratës së Borrellit, se mezi pret të punojë me qeverinë e re të Serbisë
Nuk pajtohet me Ancelottin, mbrojtësi i Real Madridit ka gjetur destinacionin e ri
Erdogan foli pas ndërprerjes së marrëdhënieve tregtare mes Turqisë dhe Izraelit
U përfol se u ndanë për të shpëtuar pasurinë, Bes Kallaku jep përgjigjjen përfundimtare
Çfarë pyetje u bëhen qytetarëve në diasporë për regjistrim?
Po shkëlqen te Borussia Dortmund, por është lojtar i Chelseat – Guardiola e do me çdo kusht te Man City