LAJMI I FUNDIT:

Hoti për protestën e OVLUÇK-së: Protesta është e drejtë elementare, por askush nuk duhet ta pengojë drejtësinë

Hoti për protestën e OVLUÇK-së: Protesta është e drejtë elementare, por askush nuk duhet ta pengojë drejtësinë
Foto: Arkiv

Kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti për protestën e paralajmëruar nga Organizata e Veteranëve të Luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës në mbrojtje të luftës çlirimtare tha se e drejta për protestë është e drejtë elementare, por se kur organet e drejtësisë ngrisin një çështje atëherë nuk duhet të bëhen veprime për t’i penguar ato.

Kështu tha Hoti gjatë konferencës së përbashkët për medie, që u mbajt në Tiranë, pas takimi që pati e kryeministrin e Shqipërisë, Edi Rama.


“Tani e drejta për protestë është e drejtë elementare, është e drejt për të protestu. Por ne ashtu siç kemi tregu edhe më herët kulturë politike dhe institucionale për të respektuar obligimet ndërkombëtare që kemi, edhe kësaj radhe do të sillemi njësoj sepse kur organet e rendit dhe drejtësisë e ngrisin një çështje, nuk është e udhës që të bëhen veprime për të pengu organet e drejtësisë por për tu përballur me to”, tha Hoti.

OVL e UÇK-së: Protestë gjithëpopullore më 9 korrik, në mbrojtje të luftës çlirimtare
Lexo po ashtu OVL e UÇK-së: Protestë gjithëpopullore më 9 korrik, në mbrojtje të luftës çlirimtare

Ai tha se do të shkojë nëpër të gjitha takimet, kudo që ftohet, qoftë në Bruksel, apo në Washington.

“Ashtu siç thashë, dialogu nuk ka alternativë. Sa herë që ftohem unë do të shkoj edhe të përfaqësoj shtetin e Kosovës”, tha Hoti. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Pasuria e profesorit të suspenduar Xhevat Krasniqi: Mbi 160 mijë euro para të gatshme, 150 mijë euro pasuri të paluajtshme

Pasuria e profesorit të suspenduar Xhevat Krasniqi: Mbi 160 mijë euro para të gatshme, 150 mijë euro pasuri të paluajtshme

Lajme
Presidenca i reagon ashpër Pacollit pasi e quajti provokim veprimin e Osmanit me të mbijetuarat e luftës gjatë seancës në KS të OKB-së

Presidenca i reagon ashpër Pacollit pasi e quajti provokim veprimin e Osmanit me të mbijetuarat e luftës gjatë seancës në KS të OKB-së

Lajme
Shtatë ish-anëtarë të grupit “Çakallët” dënohen për krime ndaj shqiptarëve të Kosovës

Shtatë ish-anëtarë të grupit “Çakallët” dënohen për krime ndaj shqiptarëve të Kosovës

Drejtësi

"Serbia po frikëson dhe shantazhon qytetarët e Kosovës"- Qeveria shpalos detaje tjera nga biseda telefonike Kurti-Macron

Lajme
Pas vizitës në selinë e NATO-s, gjenerali Ulutash: Vetëm zgjidhje politike mes Kosovës e Serbisë

Pas vizitës në selinë e NATO-s, gjenerali Ulutash: Vetëm zgjidhje politike mes Kosovës e Serbisë

Lajme
Gazetari britanik tregon nëse mund të ketë luftë në Kosovë dhe Bosnjë

Gazetari britanik tregon nëse mund të ketë luftë në Kosovë dhe Bosnjë

Siguri
Kalo në kategori