LAJMI I FUNDIT:

Hoti: Për katër vite qeverisje do ta bëjmë buxhetin 5 miliardë euro

Hoti: Për katër vite qeverisje do ta bëjmë buxhetin 5 miliardë euro

Kandidati për kryeministër nga LDK-AKR-Alternativa, Avdullah Hoti, gjatë një bashkëbisedimi me të rinjtë e Pejës ka thënë të dielën se gjatë katër vite qeverisje, pas 11 qershorit, do ta bëjë buxhetin e Kosovës 5 miliardë euro dhe në këtë mënyrë do t’i financojë nevojat e qytetarëve për vende pune, arsim e shëndetësi më të mirë dhe perspektivë për të ardhmen.

“E kemi gjet një buxhet 1.2 miliardë euro. Sot e kemi dy miliardë. Kur kam propozuar buxhetin dy miliardë euro për 2017 jam kritikuar shumë se nuk mund t’ia arrini. Sot atë buxhet e kemi realitet. Ne i kemi shtuar të ardhurat, jo nëpërmes gjobave, por nëpërmes bashkëpunimit me biznese të cilëve ua kemi ulur 50 milionë euro taksa”, ka thënë Hoti.


Ai ka shtuar se për dy vite ne kemi mbledh 400 milionë euro më shumë taksa, sepse me politikat tona kemi gjeneruar dy miliardë më shumë qarkullim tek bizneset dhe kemi hapur së paku 40 mijë vende të reja të punës.

“Tash po përgatitemi për një buxhet 3 miliardë euro dhe ju garantojë deri në fund të mandatit katërvjeçar buxheti do të mbërrijë në 5 miliardë euro dhe në këtë mënyrë do të kemi mundësi të financojmë të gjitha projektet e mundshme për rininë, fushën e arsimit, shëndetësi dhe fushat e tjera”, ka thënë Hoti.

Kandidati për kryeministër ka thënë se do të ndërrojmë kursit politik që institucionet të jenë në shërbim të qytetarëve dhe jo në shërbim të politikanëve.

“Do ta kemi qeverinë më të mirë që ka Kosova. Do të merremi me temat më të ndjeshme siç janë demarkacioni, liberalizimi i vizave, krijimi i ushtrisë, dialogu, rendi dhe ligji, drejtësia, zgjidhja e probleme në shëndetësi, në arsim, në standardin jetësor të popullatës etj”, ka thënë Hoti.

Ai ka thënë se lista e LDK-AKR-Alternativa është më e përgatitura me 30 doktorë të shkencave dhe 46 kandidatë me gradën magjistër.  

Ministri i Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Kujtim Shala, ka thënë se në shtatë vitet e tij të angazhimit politik dhe institucional nuk ka takuar asnjëherë një njeri më të ndershëm se kryeministri i ardhshëm Avdullah Hoti.

Ai i ka ftuar Pejanët dhe gjithë qytetarët e Kosovës të votojnë për koalicionin e zhvillimit dhe perspektivës.

Kryetari i Pejës, Gazmend Muhaxheri, ka thënë se me koalicionin aktual jemi përballur para tri vite e gjysmë në Pejë dhe i kemi mposhtë bindshëm, “unë besoj se fitorja e doktor Hotit ka me qenë më e bindshme se fitorja që ka qenë në Pejë”. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Profesori shqiptar nga Londra: Në Britani të Madhe i gjithë spektri politik është pro Kosovës

Profesori shqiptar nga Londra: Në Britani të Madhe i gjithë spektri politik është pro Kosovës

Lajme
Një milion qytetarë të regjistruar deri më tani, dalin statistikat sipas komunave

Një milion qytetarë të regjistruar deri më tani, dalin statistikat sipas komunave

Lajme
Dënimi me 25 vjet i Sekiraqës, babai i Triumf Rizës: Kurrfarë vendimi, nuk e kuptoj si më të vlefshëm kriminelët se polici që mbron ligjin e shtetin

Dënimi me 25 vjet i Sekiraqës, babai i Triumf Rizës: Kurrfarë vendimi, nuk e kuptoj si më të vlefshëm kriminelët se polici që mbron ligjin e shtetin

Lajme
Parlamenti britanik miratoi mocionin e Alicia Kearns për Kosovën

Parlamenti britanik miratoi mocionin e Alicia Kearns për Kosovën

Lajme
Në automjetin me targa të Serbisë, policia konfiskoi 390 kg duhan kontrabandë në Gjilan

Në automjetin me targa të Serbisë, policia konfiskoi 390 kg duhan kontrabandë në Gjilan

Lajme
Deputeti i LVV-së akuzon opozitën, Basha: Po i shtrembëron raportet ndërkombëtare për Kosovën

Deputeti i LVV-së akuzon opozitën, Basha: Po i shtrembëron raportet ndërkombëtare për Kosovën

Lajme
Kalo në kategori