LAJMI I FUNDIT:

Hoti: Nuk do të tolerohen inspektime selektive ndaj qytetarëve dhe bizneseve që shkelin masat

Hoti: Nuk do të tolerohen inspektime selektive ndaj qytetarëve dhe bizneseve që shkelin masat

Kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti ka paralajmëruar inspektorët se nuk do të tolerojë që të jenë selektiv ndaj atyre që nuk i respektojnë masat e marra nga Qeveria e Kosovës, për parandalimin e përhapjes së COVID-19.

Hoti përmes një postimi në Facebook, ka thënë se do të shtojnë numrin e inspektorëve sanitar dhe nuk do të ketë tolerancë ndaj shkelësve të masave.

Në lidhje me këtë, i pari i Qeverisë tha se do të ketë nesër një raport me shkrim.


“Me shqetësim pranova informatën se ne raste te caktuara, inspektoret janë selektiv ndaj atyre qe nuk respektojnë masat. Kjo nuk do te tolerohet. Nesër do te kem raport me shkrim nga institucionet përkatëse”, shkruan Hoti.

Postimi i plotë: 

Sot, në konsultimin që kisha me policinë, inspektoratin sanitar, Ministrinë e Shëndetësisë, institucionet tjera ndihmëse dhe nivelin komunal, jam informuar për aktivitetet në teren në mbikëqyrje të zbatimit të masave. I falënderova për angazhimin dhe kërkova të zbatohen masat PA PARDON.

Shumë shpejt do ta rrisim prapë numrin e inspektorëve sanitar. Nuk do të këtë tolerance ndaj shkelësve të masave që po rrezikojnë jetën e qytetarëve, e as ndaj atyre që nuk respektojnë inspektoratin dhe policinë duke i penguar në kryerjen e detyrës.

Me shqetësim pranova informatën se në raste te caktuara, inspektoret janë selektiv ndaj atyre që nuk respektojnë masat. Kjo nuk do të tolerohet. Nesër do të kem raport me shkrim nga institucionet përkatëse. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Në Pejë do të ndërtohet fabrika e parë për prodhimin e municioneve, me mbështetje amerikane

Në Pejë do të ndërtohet fabrika e parë për prodhimin e municioneve, me mbështetje amerikane

Lajme
I dyshuari për vrasjen e vëllezërve Bytyqi, në mesin e personave nga ish-njësiti famëkeq, në mbrojtje të Vuçiqit nga studentët

I dyshuari për vrasjen e vëllezërve Bytyqi, në mesin e personave nga ish-njësiti famëkeq, në mbrojtje të Vuçiqit nga studentët

Lajme
Qytetarët pranuan SMS me përmbajtje të rreme, u kërkohej pagesa për gjoba të pretenduara në trafik

Qytetarët pranuan SMS me përmbajtje të rreme, u kërkohej pagesa për gjoba të pretenduara në trafik

Lajme
“Bjeshkët në këtë fotografi nuk i takojnë Serbisë” - Ambasada gjermane përballet me komentuesit serb për bjeshkët e Kosovës

“Bjeshkët në këtë fotografi nuk i takojnë Serbisë” - Ambasada gjermane përballet me komentuesit serb për bjeshkët e Kosovës

Lajme
Rutte njoftohet nga komandanti i KFOR-it rreth situatës së sigurisë në Kosovë

Rutte njoftohet nga komandanti i KFOR-it rreth situatës së sigurisë në Kosovë

Siguri
Gjini e quan “gabim” vetëofrimin e Limajt te Kurti

Gjini e quan “gabim” vetëofrimin e Limajt te Kurti

Politikë
Kalo në kategori