LAJMI I FUNDIT:

Hoti: Në komunat e veriut vlejnë vetëm ligjet e Kosovës

Hoti: Në komunat e veriut vlejnë vetëm ligjet e Kosovës

Kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti gjatë konferencës për medie tha se në veri të Republikës së Kosovës vlejnë vetëm ligjet e Kosovës dhe ato zbatohen nga organet e rendit atje.

Hoti tha se nëse e shohin të arsyeshme mund të marrin vendim për kufizim të lëvizjes në këtë pjesë të Kosovës.


“Sa i përket komunave në veri, atje vlen vetëm ligji i Kosovës, asnjë ligj tjetër. Ne si Qeveri do të marrim vendim nëse ka nevojë për kufizim të lëvizjes. Institucionet e Kosovës, policia e Kosovës, që duhet të zbatoj vendimet e Qeverisë, zbaton vetëm vendimet që dalin nga Qeveria e Kosovës, asnjë vendim tjetër”, tha Hoti gjatë konferencës për medie.

Mbrëmë, Shtabi i Krizës së katër komunave në veri të Kosovës sonte ka marr vendim për karantinimin e katër komunave dhe vendosjen e ndalimit të lëvizjes nga 21:00 deri në 5 të mëngjesit, në javën e ardhshme.

Me rekomandimin e Vuçiqit, komunat në veri të Kosovës aplikojnë kufizimin e lëvizjes nga nesër 
Lexo po ashtu Me rekomandimin e Vuçiqit, komunat në veri të Kosovës aplikojnë kufizimin e lëvizjes nga nesër 

Lajmin e bëri të ditur zëvendëskryeministri i Kosovës, Goran Rakiq në emër të anëtarëve të Shtabit të Krizës në një konferencë të jashtëzakonshme për shtyp. /Telegrafi/