LAJMI I FUNDIT:

Hoti: Ne i jemi borxhli Enver Zymberit, familjes së tij dhe gjithë oficerëve policorë të rënë në krye të detyrës

Hoti: Ne i jemi borxhli Enver Zymberit, familjes së tij dhe gjithë oficerëve policorë të rënë në krye të detyrës

Kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti, sot mori pjesë në ceremoninë përkujtimore për heroin Enver Zymberi.

I shoqëruar nga ministri i Punëve të Brendshme, Agim Veliu, drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Kosovës, Rashit Qalaj, kryeministri Hoti ka vendosur lule te lapidari i heroit të Kosovës, Enver Zymberi.

Me këtë rast, kryeministri Hoti tha se sot bashkë me ministrin, drejtorin e Policisë, oficerë dhe zyrtarët e lartë policorë kanë dalë të bëjnë nderime për Enver Zymberajn, të rënë në krye të detyrës për të mbrojtur rendin kushtetues dhe integritetin territorial të vendit, për të shtrirë Kushtetutën dhe ligjin në çdo cep të territorit të Kosovës.


“Ne i jemi borxhli atij, familjes së tij dhe gjithë oficerëve policorë të rënë në krye të detyrës dhe që po bëjnë punën e tyre çdo ditë. I përgëzoj për këtë dhe u jam mirënjohës gjithmonë”, tha kryeministri Hoti.

Enver Zymberi, u vra me 26 korrik 2011 në Leposaviq, gjatë aksionit për të shtrirë kontrollin e Kosovës në pjesën veriore të vendit. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Cakolli jep tre skenarë, thotë se LVV shkon në 51 deputetë nëse merr 75% të votave të diasporës

Cakolli jep tre skenarë, thotë se LVV shkon në 51 deputetë nëse merr 75% të votave të diasporës

Politikë
Mushkolaj: Vështirë që opozita e bën qeverinë, posti i kryeministrit është problemi

Mushkolaj: Vështirë që opozita e bën qeverinë, posti i kryeministrit është problemi

Politikë
Kush e formon Qeverinë? Kalkulimet pas numërimit të votave nga diaspora dhe atyre me kusht

Kush e formon Qeverinë? Kalkulimet pas numërimit të votave nga diaspora dhe atyre me kusht

Politikë
Rezultatet e zgjedhjeve: LVV e para në 21 komuna, LDK nuk prin në asnjë komunë

Rezultatet e zgjedhjeve: LVV e para në 21 komuna, LDK nuk prin në asnjë komunë

Politikë
Hoxha: Sipas gjasave LVV-ja do të ketë prej 46-49 deputetë

Hoxha: Sipas gjasave LVV-ja do të ketë prej 46-49 deputetë

Politikë
Numërohen mbi 99 për qind të votave, rezultatet e fundit nga KQZ

Numërohen mbi 99 për qind të votave, rezultatet e fundit nga KQZ

Politikë
Kalo në kategori