LAJMI I FUNDIT:

Hoti: Mjerë për atë ekonomi ku rriten subvencionet e zvogëlohen investimet

Hoti: Mjerë për atë ekonomi ku rriten subvencionet e zvogëlohen investimet

Deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Avdullah Hoti ka reaguar lidhur me ndarjet e subvencioneve dhe zvogëlimit të investimeve.

Sipas Hotit, rritja e subvencioneve është shenjë e varfërisë.

“Mjerë për atë ekonomi ku rriten subvencionet e zvogëlohen investimet. Nuk ka zhvillim ekonomik me subvencione e transfere. Rritja e subvencioneve dhe transfereve është shenjë varfërie”, shkruan Hoti në Facebook.


Ai shton se ky raport do të duhej të ishte i kundërt pasi sipas tij në këtë formë nuk zhvillohet ekonomia, por se rritet varësia e qytetarëve nga skemat sociale.

“Në vitin 2022, krahasuar me vitin 2019: subvencionet dhe transferet janë rritur për 70 për qind dhe investimet kapitale janë zvogëluar për 21 për qind. 41 për qind të buxhetit e kanë shpenzuar në subvencione dhe transfere (më 2019 ka qenë 30 për qind) dhe 16 për qind të buxhet e kanë shpenzuar për investime kapitale (më 2019 ka qenë 25 për qind)”, shton ai.

Në fund, sipas ish-kryeministrit të Kosovës, vetëm investimet e zhvillojnë ekonominë ngase rrisin kapacitetin prodhues.

“Ky raport do të duhej të ishte i kundërt. Kështu nuk zhvillohet ekonomia, por rritet varësia e qytetarëve nga skemat sociale. Asnjë ekonomi nuk është zhvilluar duke e shpenzuar 42 për qind të buxhetit në subvencione, por duke shpenzuar më shumë në investime kapitale publike edhe private. Vetëm investimet e zhvillojnë ekonominë, pasi ato e rrisin kapacitetin prodhues”, përfundon Hoti. /Telegrafi/

Në trend Ekonomi

Më shumë
Reagon Murati: Mbi 23 mijë lëndë përmbarimore kundër komunave në vlerë 35.8 milionë euro

Reagon Murati: Mbi 23 mijë lëndë përmbarimore kundër komunave në vlerë 35.8 milionë euro

Ekonomi
Elen Energy fiton projektin e ri solar SVB 3MW në Istog, Kosovë – Një hap drejt së ardhmes së qëndrueshme

Elen Energy fiton projektin e ri solar SVB 3MW në Istog, Kosovë – Një hap drejt së ardhmes së qëndrueshme

Ekonomi
Eurokoha zbulon sekretin si t’i kaloni pushimet e ëndrrave në Turqi me 40% zbritje

Eurokoha zbulon sekretin si t’i kaloni pushimet e ëndrrave në Turqi me 40% zbritje

Ekonomi
Trump propozon tarifa të larta për anijet kineze të mallrave

Trump propozon tarifa të larta për anijet kineze të mallrave

Botë
Kompanitë energjetike çojnë kërkesë në ZRRE për rritjen e çmimit të rrymës në Kosovë

Kompanitë energjetike çojnë kërkesë në ZRRE për rritjen e çmimit të rrymës në Kosovë

Ekonomi
​Qytetarët thonë se ndihen të mashtruar nga 'marketet' për mosvendosjen e ekraneve nga ana e konsumatorëve

​Qytetarët thonë se ndihen të mashtruar nga 'marketet' për mosvendosjen e ekraneve nga ana e konsumatorëve

Ekonomi
Kalo në kategori