LAJMI I FUNDIT:

Hoti: LDK do ta bllokoj rishikimin e buxhetit

Hoti: LDK do ta bllokoj rishikimin e buxhetit

Ish-ministri i Financave, Avdulla Hoti ka reaguar ndaj vendimit të Qeverisë së Kosovës për zvogëlim të buxhetit në procesin e rishikimit të tij.

Hoti ka thënë se buxheti prej 2 miliardë euro i miratuar nga Qeveria Mustafa nuk bën të zvogëlohet.


Shefi i grupit parlamentar të LDK-së, ka thënë se kjo parti nuk do ta përkrah në Kuvend, rishikimin e buxhetit.

Postimi i Hotit në Facebook:

Buxheti 2 miliardë euro nuk bën të zvogëlohet. Qeveria e re duhet të ndërmarrë masat që ta realizojë këtë buxhet, e jo ta shkurtoje atë. Ne nuk përkrahim në Kuvendin e Kosovës kurrfarë shkurtimi të shpenzimeve.

Duhet mbajtur performancen e lartë të të hyrave ashtu si ka qenë. Duhet ndryshuar ligjin për AKP-në për të shfrytëzuar mjetet e privatizimit për autostradë. Ky ligj për AKP-në duhet të vij në Kuvend bashkë me ligjin për rishikimin e buxhetit.

Qeveria e udhëhequr nga LDK e ka rregulluar me ligj rritjen e pagave dhe kjo do të ndodh nga janari 2018, siç e kemi planifikuar me Kornizë të Shpenzimeve 2017-2019 qe është miratuar nga Qeveria Mustafa.

LDK e udhëheq Komisionin për Buxhet dhe Financa në Kuvendin e Kosovës dhe nuk do të lejojmë që të përkeqësohet menaxhimi i buxhetit.

Duhet gjetur mjetet tash kjo Qeveri për të paguar për skandalet e Qeverisë Thaçi me pasaporta dhe me Axos-in lidhur me PTK-në, si dhe kontratën e dëmshme të PTK-së me kompani private të shërbimeve telefonike. /Lajmi.net/Telegrafi/