Hoti: Komisioni Hetimor të qartësojë se ku janë shpenzuar 100 milionë eurot e ndara nga Qeveria për rrymën

Ish-kryeministri i Kosovës, njëherësh deputet i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Avdullah Hoti, ka reaguar pasi Avokati i Popullit ka konstatuar se vendimi i Zyrës së Rregullatorit të Energjisë për tarifat e energjisë elektrike është në kundërshtim me ligjin.
Sipas Hotit, Komisioni Hetimor Parlamentar për energjinë duhet sa më parë të qartësojë kronologjinë e veprimeve dhe mosveprimeve të të gjitha institucioneve përkatëse.
Po ashtu, ka thënë se duhet të sqarohet se ku janë shpenzuar 100 milionë eurot e ndara nga Qeveria e Kosovës dhe përse është dashur të rriten tarifat e energjisë.
“Komisioni Hetimor Parlamentar duhet sa më parë të qartësojë për qytetarët këto çështje: kronologjinë e veprimeve dhe mosveprimeve të të gjitha institucioneve përkatëse, ku janë shpenzuar 100 milionë euro dhe përse është dashur të rriten tarifat me gjithë këtë subvencionim gjeneroz të Qeverisë, të shqyrtojë me rigorozitet “pavarësinë” në vendimmarrje të ZRRE-së kur janë përcaktuar tarifat e reja, përse ka ndryshime substanciale në mes të “Raportit konsultativ për shqyrtimin e strukturës tarifore” të datës 17 janar 2022 dhe “Vendimit për tarifat e reja” të datës 8 shkurt 2022, pasi në raportin konsultativ propozohet rritje për 9% të tarifave, ndërkaq në vendimin për tarifa të reja është vendosur krejt tjetër gjë”, ka shkruar Hoti në llogarinë e tij në Facebook.
Ndryshe, gjatë javës së kaluar, Gjykata e Apelit ka vërtetuar vendimin e Gjykatës Themelore në Prishtinë për bllokimin e tarifave të shtrenjta të energjisë elektrike të vendosura nga Zyra e Rregullatorit për Energji (ZRRE).
Apeli tha se ka gjetur se gjykata e shkallës së parë në mënyrë të drejtë ka vërtetuar gjendjen faktike dhe drejtë ka zbatuar dispozitat procedurale dhe materiale me rastin e aprovimit të kërkesës së paditësit. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
Panelet solare, një investim i sigurt për të ardhmen e energjisë së pastër dhe ambient të gjelbër

Hapni dyert e mundësive: Ftohen bizneset kosovare të marrin pjesë në eventin me eksportuesit turq të sektorit hekur-çelik

Investimi i ëndrrave tuaja - Jetesa luksoze në Holiday In 2

POLI, sallama që dallohet prej tjerave – nga mishi i pastër i pulës, me më pak ruajtës

Qytetarët thonë se ndihen të mashtruar nga 'marketet' për mosvendosjen e ekraneve nga ana e konsumatorëve

Hakimi më i madh në histori - vidhen 1.5 miliard euro kripto

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!

25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Më të lexuarat

Livia eliminohet nga Big Brother VIP Albania

Muhamet Dragusha zbulon klubin që ia ndërtoi shtëpinë

Si përfundoi në fajde furrtari nga Prizreni?

Analistët: LVV-ja synon të “peshkojë” deputetë opozitarë për formimin e qeverisë

Paradoksale: Në Dragash mbi 240 vota për partitë serbe, edhe pse atje nuk ka serbë

Palestinezi që ka qëndruar më së gjati në burg, izraelitët pritet ta lirojnë