Projektbuxheti i vitit 2017 është bërë sebep për tensionimin e raporteve në mes të partive më të mëdha në pushtet, Partisë Demokratike e Kosovës (PDK) dhe Lidhjes Demokratike (LDK). Destinimi i buxhetit në shpenzimet kapitale, mënyra e proklamuar nga ana e Qeverisë së Kosovës për buxhet prej dy miliardë eurosh, kanë bërë që partnerët e koalicionit të kenë dyshime te njëri-tjetri dhe mos të arrijnë ta harmonizojnë atë.
Pos partnerëve të koalicionit, e zëshme në këtë drejtim është shprehur edhe opozita, madje përfaqësuesit e opozitës këtë projektbuxhet e kanë cilësuar si elektoral dhe jo në shërbim të rritjes ekonomike dhe mirëqenies sociale. Edhe njohësit e çështjeve ekonomike kanë thënë se ky buxhet është në harmonizim me direktivat e Fondit Monetar Ndërkombëtar, si dhe është në shërbim të mirëqenies së qytetarëve.
Po ashtu, vërejtje për këtë projektbuxhet ka dhënë edhe anëtari i Komisionit për Buxhet dhe Financa nga Nisma për Kosovën, Enver Hoti. Ai ka thënë se ky projektbuxhet lë për të kuptuar se Qeveria nuk është e interesuar për mirëqenien e qytetarëve dhe punësim, por vetëm për investime kapitale. Sipas tij, tani nuk është koha për to, pasi me investimet kapitale nuk përfitohet kthim i shpejtë i mjeteve materiale.
“Nga ky buxhet mbi 60 % do të shkojnë për investime kapitale. Kjo të bën të kuptosh se kjo Qeveri nuk ka projekte zhvillimore për mirëqenien e vendit. Pjesa tjetër është nga huat dhe kjo mendoj se do ta fusë vendin në kolaps në aspektin financiar për arsyen e thjeshtë, se investimet nga huamarrja nuk do ta rrisin mirëqenien, por janë investime kapitale që janë të pakthyeshme në afat të shkurtër”, ka thënë Hoti për gazetën “Epoka e re”. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika
Shefja e USAID: Vlerësimi i Kosovës nga FITCH tërheqë investime të huaja
Franca është magnet për investitorët e huaj – cilat reforma i bëri për t’i lënë pas Gjermaninë e Britaninë?
Policia me apel për qytetarët: Kujdes nga mashtrimi përmes investimeve të dyshuara online
Viva Fresh Store renditet si grupi i pestë më i madh i shitjeve me pakicë në Ballkanin Perëndimor!
Bëhu banor i kryeveprës së Prizrenit - Grand Residence
Qysh bohet kerri i vogël, kerr i ri!
Kurrë s’e ke pas ma lehtë se me Telegrafi Jobs me gjetë punë!
Klinika Amerikane “Dr. Behar Kusari” për herë të parë sjellë në rajon trajtimin pa dhimbje me Laser të Hemorroideve, Fistulave dhe Sinuseve Pilonidalis
Çfarë monedhe do të kishte Skocia e pavarur?
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Më të lexuarat
Laporta shumë nervoz pas humbjes me Gironan – ai bërtiti vetëm me pesë fjalë, humbja mund t'i kushtojë miliona euro Barcelonës
Buleshkaj: Vitin e kaluar jemi njoftuar për një politikan që i ka pasë 5 milionë euro në një bankë në Zvicer
Erjolën e hedhin në mes të natës në pishinë, i ekspozohen pjesët intime
Vinicius ironizon me Araujon: Publikon trofetë e fituar nga gjenerata e re e Real Madridit
Tjetër fitore për Ukrainën: Rusia tërheq nga vijat e frontit dhjetëra aeroplanë luftarak
Këto janë vendet ku TikTok tashmë është i ndaluar – dhe nuk janë pak