LAJMI I FUNDIT:

Hoti: Kërkojmë Komision hetimor për zbardhjen e rastit të deportimit të shtetasve turq

Hoti: Kërkojmë Komision hetimor për zbardhjen e rastit të deportimit të shtetasve turq

Shefi i Grupit Parlamentar të Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Avdullah Hoti e ka cilësuar si kidnapim deportimin e gjashtë shtetasve turq nga Kosova në Turqi.

Ai ka thënë se me rastin e deportimit të shtetasve turq janë shkelur të drejtat e njeriut dhe veprimet e tilla janë kundër orientimit euro atlantik të Kosovës.


“Ne shtetin demokratik të Kosovës të deportuarve nuk iu është lejuar asnjë kontakt me familjarët e tyre. AKI-ja kishte kërkuar revokimin  e leje të qëndrimeve të këtyre personave, me arsyetimin se e cenojnë sigurinë kombëtare. Si mund të ndodhte kështu kur këta njerëz që kishin arsimuar gjenerata të tëra, ku 80 për qind të politikanëve i kishin shkolluar fëmijët në kolegjet ‘Mehmet Akif”, ka shtuar Hoti.

Shefi i GP-së së LDK kërkoi rezolutë lidhur me këtë çështje.

“Kërkojmë rezolutë që drejtori i policisë, drejtori i AKI-s, kryeprokurori i shtetit, ministri i Brendshëm, ai i Jashtëm, ai i Drejtësisë të raportojnë brenda tri ditësh me shkrim për procedurat që janë ndjekur me këtë rast. Kërkojmë formimin e Komisionit parlamentar për të zbardhur këtë rast. Përgjegjësit e këtij skandali të japin përgjegjësi sipas Kushtetutës dhe ligjeve në fuqi. Kuvendi i Kosovës kërkon nga institucionet e rendit që përgjegjësit e këtij skandali t’iu sigurohet e drejta për gjykim të drejtë dhe transparent, përfshirë edhe të drejtën e ankesës”, ka thënë ai.

Grupi Parlamentar i Lidhjes Demokratike të Kosovës kërkon që të votohet rezoluta si në vijim:

  1. Drejtori i Policisë, Kryeprokurori i Shtetit, Drejtori i Agjencisë për Inteligjencë, Ministri i Brendshëm, Ministri i Jashtëm, Ministri i Drejtësisë, Autoriteti i Aviacionit bashkë me Ministrin e Infrastrukturës, brenda tri dite të raportojnë me shkrim në Komisionin përkatës Parlamentar për përgjegjësinë që kanë pasur dhe procedurat që kanë ndjekur në këtë rast.
  2. Formimin e Komisionit Hetimor Parlamentar për të zbardhur këtë skandal, që ka cenuar rëndë të drejtat elementare njerëzore.
  3. Përgjegjësit e këtij skandali të japin llogari bazuar në Kushtetutën e Republikës së Kosovës dhe ligjet në fuqi.
  4. Kuvend i Republikës së Kosovës kërkon nga institucionet e rendit dhe ligjit në Kosovë që përgjegjësve të këtij skandali institucional t’ju respektohet e drejta për gjykim të drejtë, transparent, sipas ligjeve dhe konventave ndërkombëtare, përfshirë këtu edhe të drejtën e ankesës, të cilën gjë këta ju mohuan gjashtë shtetasve turq. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Konjufca i zhgënjyer me BE-në: Me padurim doni të punoni me qeverinë serbe pro-ruse, e neve nuk na hiqni masat

Konjufca i zhgënjyer me BE-në: Me padurim doni të punoni me qeverinë serbe pro-ruse, e neve nuk na hiqni masat

Lajme
“E çela vrimën në mur, i preva tre palë tela dhe ika arave deri në Lipjan”- Arratisja e Faton Hajrizit nga Bondsteel-i dhe Burgu i Pejës

“E çela vrimën në mur, i preva tre palë tela dhe ika arave deri në Lipjan”- Arratisja e Faton Hajrizit nga Bondsteel-i dhe Burgu i Pejës

Siguri
Fruti i pasionit mbillet në Shkodër - Familja Ndoja nga 1 dynym, sot mbjell 15 hektarë

Fruti i pasionit mbillet në Shkodër - Familja Ndoja nga 1 dynym, sot mbjell 15 hektarë

Lajme
Publikohen rezultatet e Lotarisë Amerikane, linku ku mund të shihni nëse jeni fitues

Publikohen rezultatet e Lotarisë Amerikane, linku ku mund të shihni nëse jeni fitues

Lajme

"Intimidimi i gazetares", deputeti Dimal Basha reagon pas kritikave të AGK-së dhe RTK-së

Lajme
Anëtarësimi i Kosovës në KiE, Knaus: Disa shtete, përfshirë Francën e Gjermaninë po përgatiten ta bllokojnë votimin në maj

Anëtarësimi i Kosovës në KiE, Knaus: Disa shtete, përfshirë Francën e Gjermaninë po përgatiten ta bllokojnë votimin në maj

Lajme
Kalo në kategori