LAJMI I FUNDIT:

Hoti: Kemi shtuar aktivitetin për futjen e 1.2 miliard eurove në treg

Hoti: Kemi shtuar aktivitetin për futjen e 1.2 miliard eurove në treg

Kryeministri i vendit, Avdullah Hoti, ka thënë se programi për rimëkëmbje ekonomike po merr përkrahjen e domosdoshme.

Hoti, në një postim në Facebook, ka theksuar se Qeveria ka shtuar aktivitetin për futjen e 1.2 miliard eurove në treg.


“Për jetësimin e këtij programi sigurisht se është e nevojshme edhe mbështetja nga donatorë të jashtëm, prandaj jam i lumtur të ju njoftoj se sot, në dy video konferenca të ndara, mora mbështetje nga Presidenti i Bankës Evropiane për Ndërtim dhe Zhvillim Suma Chakrabarti dhe Linda Van Gelder, drejtoreshë rajonale e Bankës Botërore”, ka shkruar ai.

Postimi i plotë i Hotit:

“Programi për rimëkëmbje ekonomike po merr përkrahjen e domosdoshme, prandaj edhe e kemi shtuar aktivitetin për futjen e 1.2 miliard eurove në treg!

Për jetësimin e këtij programi sigurisht se është e nevojshme edhe mbështetja nga donatorë të jashtëm, prandaj jam i lumtur të ju njoftoj se sot, në dy video konferenca të ndara, mora mbështetje nga Presidenti i Bankës Evropiane për Ndërtim dhe Zhvillim Suma Chakrabarti dhe Linda Van Gelder, drejtoreshë rajonale e Bankës Botërore.

Rruga përpara ka shumë sfida dhe na pret angazhim e përkushtim i vazhdueshëm, prandaj edhe në mbledhjen e qeverisë sot, kërkova që ministrat nga resorët e ekonomisë të fillojnë sa më parë me hapat e nevojshëm për zbatimin e masave në kuadër të programit për rimëkëmbje ekonomike!, ka shkruar Hoti. /Telegrafi/