Deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Avdullah Hoti, ka ironizuar me vendimin e Bordit të Bankës Qendrore të Kosovës që kryetari i tij, Bashkim Nurboja të emërohet ushtrues detyre i guvernatorit të BQK-së.
Përmes një postimi në Facebook, Hoti ka treguar procedurat deri te caktimi i Nurbojës në këtë pozitë në njërin prej institucioneve kryesore financiare në vend.
Ai ka thënë se zgjedhja e zëvendësguvernatorit është bojkotuar gjatë tërë vitit 2022 dhe si rezultat, “BQK mbeti pa zëvendësguvernator, i cili në mungesë të Guvernatorit do të ushtronte detyrën e Guvernatorit”.
“Procesi i zgjedhjes së guvernatorit të Bankës Qendrore u cenua me veprime joligjore nga ana e disa anëtarëve të panelit përzgjedhës. Si rezultat, Komisioni për Buxhet i Kuvendit të Kosovës nuk mundi ta përcjell listën me propozime në seancë të Kuvendit për votim”, ka shkruar Hoti.
Sipas tij, ushtruesja e detyrës së zëvendësguvernatorit “duket se është shkarkuar këto ditë për t’i hapur rrugë kryetarit të Bordit të Bankës Qendrore të marrë detyrën e guvernatorit. Urime”.
Kryetari i Bordit të Bankës Qendrore të Kosovës (BQK), Bashkim Nurboja është emëruar ushtrues detyre i guvernatorit të BQK-së tri ditë më parë.
Vendimi është marrë në mbledhjen e këtij bordi të cilën e ka udhëhequr vetë Nurboja.
Ky vendim është marrë pas skadimit të mandatit të guvernatorit të Bankës Qendrore, Fehmi Mehmeti.
Bordi i BQK-së arsyetoi vendimin me qëllim të sigurimit të vazhdimësisë së përmbushjes së objektivave të Bankës Qendrore të Republikës së Kosovës siç është përcaktuar me ligj.
Po ashtu, edhe dy anëtarët joekzekutivë të këtij bordi janë emëruar zëvendësguvernatorë.
“Duke marrë parasysh rrethanat e krijuara si rezultat i skadimit të mandatit të guvernatorit të Bankës Qendrore, si dhe në mungesë të zëvendësguvernatorëve me mandat të plotë, për shkak të skadimit të mandatit, bordi i Bankës Qendrore në mbledhjen e mbajtur më 29 mars 2023, në pajtim me nenin 46 të Ligjit nr.03/L-209 për Bankën Qendrore të Republikës së Kosovës, mori vendim që posti i Guvernatorit të merret përkohësisht nga kryetari i bordit të Bankës Qendrore, ndërsa dy (2) anëtarët joekzekutivë të Bordit të Bankës Qendrore, do të marrin përkohësisht postet e zëvendësguvernatorëve”, thuhet në komunikatën e Bordit. /Telegrafi/
Lufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga 26 Qershori, PrishtinaTicket shton dhe një destinacion të ri!
Të hyra mbi 500 milionë euro, Dogana shënon rekord të ri
Edhe një ditë ka mbetur nga Panairi më i madh në Kosovë “Horeca”
Murati: 300 milionë euro është vlera e marrëveshjeve ndërkombëtare që po presin ratifikimin në Kuvend
Shijo detin e krejt stinëve në “Holiday In 2”
Saktësi, efikasitet dhe rehati - Ultratingulli revolucionar SonoMax 9
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
E jotja është mu koncentru, e karriges Gaming me t’rahatu
Karrige që ta relakson mendjen dhe trupin
Knaqja zemrën vetit: Bli fustanin me zbritje në Melodia Px
Autobusi bon me t’ik, a kjo bluzë me zbritje hiç kërqysh!
Sako nga MelodiaPx që t’shton vetëbesim!
Më të lexuarat
Skandali i ri diplomatik i Vuçiqit në New York – ofendoi sllovenët, vjen reagimi i ashpër i Lubjanës zyrtare
KSHZ publikon rezultatet e para përfundimtare, këto janë rezultatet
Bujar Osmani shpall fitore: Dallimi është mbi 40 mijë vota ndaj Taravarit
Del rezultati përfundimtar në Gostivar, këto janë rezultatet
Arrestohen 17 persona në Serbi, falsifikonin dokumente të pronave të serbëve për shqiptarët nga Kosova
Zbulohen dy kërkesat që Laporta ia bëri Xavit në një takim urgjent – njëra ka të bëjë me Guardiolën