LAJMI I FUNDIT:

Hoti: Është e rëndësishme që Kuvendi të miratojë buxhetin e rishikuar, hap rrugën për pagesat nga Pakoja Emergjente

Hoti: Është e rëndësishme që Kuvendi të miratojë buxhetin e rishikuar, hap rrugën për pagesat nga Pakoja Emergjente
Foto: Arkiv

Kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti thotë se është mjaftë e rëndësishme që Kuvendi të miratojë buxhetin e rishikuar për vitin 2020.

Hoti me anë të një shkrimi në Facebook, tha thënë se me miratimin e këtij buxheti do të hapet rruga për të vazhduar pagesën e masave nga Pakoja Emergjente Fiskale.


“Është tepër e rëndësishme që sot Kuvendi të miratojë buxhetin e rishikuar për 2020, si dhe të ratifikojë marrëveshjet ndërkombëtare për grante dhe kredi. Kjo na hap rrugë për të vazhduar me pagesën e masave të mëhershme për të papunë dhe biznese, si dhe për të nisur zbatimin e programit për rimëkëmbje ekonomike. Fondi për Rimëkëmbje Ekonomike prej 385 milionë euro është pjesë e këtij buxheti”, ka shkruar Hoti.

Deputetët e Kuvendit të Kosovës do të mblidhen sërish sot për të vazhduar seancën e mbetur nga java e kaluar lidhur me plotësimin dhe ndryshimin e Ligjit mbi Ndarjet Buxhetore për vitin 2020. /Telegrafi/